Këtë të hënë presidenti Emmanuel Macron emëroi kryeministrin e ri të Francës, François Bayrou. Zgjedhje e cila erdhi pas rrëzimit të qeverisë së Michel Barnier, i cili disa ditë më parë humbi mandatin e tij vetëm pas tre muajsh në detyrë. Qeveria e Francës po kalon një periudhë të vështirë pas përballjes me një deficit buxhetor në rritje dhe nivele borxhi që tejkalojnë normat e Bashkimit Evropian (lexo këtu). Me ardhjen e François Bayrou, Franca shënon kryeministrin e katërt brenda vitit, pas Michael Barnier, Gabriel Attal dhe Élisabeth Borne. Nga ai pritet që të përpiqet të sjellë nën kontroll trazirat e zgjatura politike të vendit.

Kush është François Bayrou

Bayrou është një përkrahës i ngushtë i Emmanuel Macronit që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2017. Ai kryeson partinë liberale të Lëvizjes Demokratike (MoDem) që është aleate, por jo pjesë e forcës qendrore të Macronit. Bayrou ka kandiduar tre herë si një kandidat presidencial gjatë karrierës së tij politike, në vitin 2002, 2007 dhe 2012, ndërsa tani me zgjedhjen e Macronit duket se ai e fitoi sërish shansin e tij. Ai është një figurë e njohur dhe për Gjykatën franceze për shkak se u akuzua për mashtrim mbi punësimin e asistentëve parlamentar nga partia e tij, çështje e cila zgjati 7 vite. Në të njëjtën vit që Bayrou mori mandatin si ministër i drejtësisë, ai u godit nga Gjykata duke u detyruar të hiqte dorë nga mandati. Pas hetimeve u shpall i pafajshëm, duke ju rikthyer sërish politikës.

François Bayrou dhe presidenti Emmanuel Macron

“Kjo do të jetë shumë rreth përpjekjes për të ndërtuar një lloj qeverie kompromisi. Franca ka mbetur pa qeveri për mbi 100 ditë këtë vit deri më tani. Ky është me të vërtetë një moment kur diçka duhet të ndryshojë. Bayrou do të duhet të veprojë shpejt për të trajtuar borxhin e madh të Francës dhe deficitin në rritje.”– tha Andrew Smith, drejtor i Arteve Liberale në Universitetin Queen Mary të Londrës.

Gjatë karrierës së tij politike Bayrou është sulmuar si nga partia e së majtës që e akuzonin se ai do të vazhdojë politikat e Macronit por dhe nga e djathta, ku ai personalisht nuk është i pëlqyer nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy, kundër të cilit ai kandidoi në garën presidenciale të vitit 2007.

Jeta personale e tij

Bayrou lindi më 25 maj 1951 në Bordères, në Francë. Ai studioi letërsi në universitet dhe në moshën 23-vjeçare u vlerësua në nivelin më të lartë të kualifikimit për mësuesi në shkollat ​​e mesme dhe universitetet në Francë. Bayrou u martua me Élisabeth Perlant në vitin 1971. Së bashku ata kanë pesë fëmijë, Helene, Marie, Dominique, Calixte dhe Agnes. Fëmijët u rritën në fermën ku lindi Bayrou dhe aktualisht ai po jeton ende atje. Përpara se të fillonte karrierën e tij politike, Bayrou dha mësim për histori si dhe është autor i disa librave mbi politikën dhe historinë, duke përfshirë një libër për Mbretin Henry IV të Francës .

François Bayrou dhe bashkëshortja e tij

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11