Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka ngjallur debate pas publikimit të një fotoje të bërë kohë më parë. Belinda Balluku, zv.kryeministre e pezulluar nga detyra, nën hetim për shkelje në tendera duket e rrethuar nga një grup i afërt bashkëpunëtorësh. Fotoja është shkrepur nga Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së nën arrest me burg, ku në sfond duket ajo që Bardhi e quan “Banda 2B”, Viola Haxhiademi, sekretare e Përgjithshme e ministrisë, kryetare e komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, Vikrita Çuto drejtoresha e Burimeve Njerëzore e ministrisë, e treta Sindi Dushku, drejtoreshë e Kabinetit të ministrisë, Ceno Klosi, pas tij Arbër Avrami, ish-drejtor i “Albgaz”, Florian Serjani këshilltari për mediat, Evis Mamaj, drejtoreshë e Buxhetit në MIE. Bardhi shkruan se ata funksioninin si një grup i strukturuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve: “Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive. Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatën zgjedhore ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës “2B” tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër.”

Replika e Manjanit

Pas komenteve në rrjetet sociale vjen një reagim nga analisti Ylli Manjani. Ai hedh poshtë pretendimin e Bardhit se ndodhen në një apartament, duke sqaruar se ata janë fotografuar në Pallatin e Brigadave. Përtej vendit, Manjani ngre shqetësimin se në ç’rrethana ligjore, apo proceduriale gjendet ajo foto në dorën e Bardhit nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit? “Shikoni, kjo foto ka dalë nga SPAK dhe nga askush tjetër. Në vetvete ajo nuk shërben si provë e as si indicie për hetimet që janë në proces. Ndaj dhe nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të dosjeve me akuzat e bëra.”-sqaron ai. Publikimi i kësaj fotoje sipas Manjanit provon se SPAK nxit drejtësinë popullore dhe politike ndaj personave që ka nën hetim, ndërsa e quan këtë një huq të përhershëm dhe kërkon që prokurori i çështjes të japë llogari. “Dalja e kësaj fotoje në publik, përbën akt flagrance ndaj prokurorit të çështjes, i cili duhet të japë llogari për këtë gjë. Ai është rojtari i të dhënave hetimore. Askush tjetër, përveç atij nuk ka përgjegjësi për nxjerrjen në publik të të dhënave personale të personave.”-nënvizon ai.

Manjani e argumenton përdorimin e fotos nga Bardhi si një përpjekje për të larë turpin e dështimit politik për humbjen më të thellë në Fier. “Është i gatshëm të bëjë lajmësin e SPAK-ut të drejtësisë popullore, qoftë dhe me gënjeshtra. Sidoqoftë përhapësi i të dhënave që i jep SPAK, nuk e bën atë fitues në zgjedhje, por temë tjetër kjo. Përgjegjës ligjor për nxjerrjen e kësaj foto është Prokurori i SPAK-ut. Ky nuk është thjesht skandal, por sjellje anti kushtetutë e anti ligj nga ana e prokurorëve. Kam kohë që e denoncoj këtë fenomen.”- shkruan Manjani duke theksuar se kjo e sotmja është një provë tjetër e kësaj sjellje dhune ndaj personit dhe drejtësisë.”

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10