Nga Enver Robelli

Kjo fotografi është realizuar nga Maximilien Lamy, një anëtar i agjencisë Street Photography France. Pamja tregon plazhin e Moutchic në liqenin e Lacanau (Gironde), jo larg bregut të Atlantikut në Francë. Prej se është shpërndarë në fundjavë nga agjencia franceze e lajmeve AFP, fotografia është botuar në dhjetëra media – nga New York Times e Wall Street Journal në Amerikë deri te gazetat lokale gjithandej Europës. Fotografia duket si pikturë, kishte madje diskutime nëse është e gjeneruar me inteligjencë artificiale. E vërteta është: kjo fotografi është reale dhe është bërë me telefon, pasi që Lamy ishte për pushime në këtë pjesë të Francës.

“Arritëm në plazhin Moutchic, në këtë dekor apokaliptik. Menjëherë pashë këtë çift dhe paradoksin që ata mishërojnë. Të jep përshtypjen se janë duke parë spektaklin e botës që po digjet“, rrëfeu Lamy për gazetën Nouvel Obs. „Ata janë në karrige plazhi, por po ashtu mund të ishin në divanin e tyre, përpara televizorit“. Street Photography France vlerëson se „me fotografi kaq të fuqishme, ekziston një mundësi e vërtetë për të ndërgjegjësuar publikun dhe për të nxitur veprimin përballë sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale“.

Për shkak të zjarreve në pyje që vazhdojnë të përhapen pa kontroll në bregdetin atlantik të Francës, deri më tani janë evakuuar gjithsej 220’000 njerëz. Zjarri ka gllabëruar çfarë ka gjetur përpara, shtëpi, vetura, drunj. Autostradat janë mbyllur. Më shumë fotografi nga zjarret apokaliptiken në Francë gjeni duke klikuar në linkun në komentin e parë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10