Nga Migen Qiraxhi

Kush doli në rrugë 32 ditë doli pikërisht se e di kush është qeverisësi dhe establishmenti politik në këtë vend dhe të dakordësuar ashtu pa fol për këtë zgjodhëm të luftojmë me Masivitet, Kreativitet dhe Paqësisht. E kuptoj lodhjen, frustrimin dhe zemërimin e qytetarëve pas javësh protestë, por humbja e qetësisë nuk i shërben kauzës sonë. Çdo reagim i dhunshëm apo i papërmbajtur nga kushdo, sado i provokuar të ndihet, dëmton mesazhin dhe forcën qytetare të protestës. Reagimi i policisë sot ishte i ashpër, disproporcional dhe në shumë momente provokues. Policia nuk duhet të sillet si palë politike, por si institucion që garanton sigurinë, të drejtën për tubim dhe dinjitetin e qytetarëve.

Forca jonë nuk ka qenë kurrë te përplasja. Forca jonë ka qenë te masiviteti, kreativiteti dhe qetësia. Kam qenë prej javësh kundër zhvendosjes së protestës te Parlamenti, sepse aty rrezikojmë të humbasim pikërisht këto tre elemente që na kanë bërë të fortë dhe të drejtë në sytë e publikut. Protesta që na përfaqëson është ajo qytetare, paqësore, masive dhe dinjitoze, aty ku kauza jonë nuk zbehet nga tensioni, por forcohet nga qëndrueshmëria. Sot duhet të nxjerrim mësim, jo të ndahemi. Të ruajmë qetësinë, të ruajmë njëri-tjetrin dhe të mos lejojmë askënd ta devijojë protestën nga qëllimi i saj. Si cdo ditë shihemi ne 19:00!

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10