Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz pa ndihmën e një makinerie në vitin 2023. Kjo është më shumë se vlerat mesatare në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe nga Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës që u zhvillua për herë të dytë në Shqipëri në vitin 2023 evidentohet përqindja më e lartë në Shqipëri. Në artikullin e shkruar nga revista “Monitor.al” rezultatet treguan se burrat kanë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë me një diferencë prej 47% burra dhe 27% gra, si dhe punëtorët e vjetër nëse krahasohen me ata të rinjtë janë 48% e atyre të moshës 55-64 vjeçar përkundër 28% të atyre të moshës 25-34.

Përdorimi i forcës fizike në vendin e punës është më së shumti një tipar i të punësuarve me arsim të nivelit të ulët me 54% dhe të mesëm me 46%, ndërkohë që vetëm 15% e tyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë. Nga rezultatet e anketës tregohet se ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme tek të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industry, ndërsa rreth 29% e shqiptarëve të anketuar raportojnë se punojnë në vende me mjedis nxehtësie ose temperature shumë të ftohta, kimikate apo pjesë të rrezikshme.
Për të lexuar më shumë, klikoni KËTU


