Florjan Binaj është rivali i Ogerta Manastirliut nga PS-ja dhe Arlind Qorit të lëvizjes “Bashkë” për Bashkinë e Tiranës. Edhe pse i pavarur, Binaj ka mbështetjen e opozitës. KQZ-ja vendosi pezullimin e zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila doli kundër dekretimit të presidentit Bajram Begaj, duke marrë në konsideratë ankimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra e kreut të Bashkisë së Tiranës. Pavarësisht pezullimit të zgjedhjeve për Tiranën, Binaj ka publikuar spotin elektoral.

 

I përulur dhe pa logo partish

Florjan Binaj ashtu siç e deklaroi në studiot televizive në spotin elektoral nuk ka asnjë sigël partish, pavarësisht se ka marrë përkrahjen e kundërshtarëve politikë të partisë socialiste. I përulur ndaj qytetarëve të Tiranës ai kërkon votën duke e quajtur detyrën e kreut të bashkisë si “shërbim” dhe nderin më të madh të jetës së tij. Binaj i jep nota pozitiviste duke përmendur fëmijët e të ardhmen si vizionin e tij.

“Mundësia për t’ju shërbyer juve është nderi më i madh i jetës time. Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, është shtëpia që do u lëmë fëmijëve tanë, ndaj kur të votojmë të mendojmë për ta.”-me këto fjalë nis ai mesazhin e tij duke shënuar hapjen e fushatës.

Etiketon direkt kundërshtarët dhe qartëson pozicionimin

“Kemi dy rrugë përballë: të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën me patronazhistë ose të zgjedhim ndryshimin”, -vijon mesazhi.

Bashkia e Tiranës dhe kreu i saj janë përfshirë nga skandali i korrupsionit, ku Erion Veliaj është i arrestuar me burg nën akuzat që i përmend Binaj, edhe pse pa emra konkretë, duke përgjithësuar pushtetin. Në video fjalët kyçe janë me shkronja të kuqe, si për të shënuar rrezikun dhe pjesa tjetër vijon me shkronja të gjelbra, edhe intonacioni është optimist. 

“Një bashki me njerëz të ndershëm, profesionistë që u shërbejnë qytetarëve.”-thekson ai boshtin që pretendon të përfaqësojë. Në kontrast vendos fjalët “korrupsion” dhe “të ndershëm” për të bërë diferencën dhe për të ofruar alternativën.

Dialektika e ngjyrës blu dhe mungesa e batutave

Binaj ka mbajtur larg në daljet e tij të fundit çdo figurë të partive që e kanë mbështetur, Berishën apo edhe Lapajn, por nuk duket e rastësishme ngjyra e kaltër e xhaketës së tij sportive, simbol i Partisë Demokratike e cila ka zgjedhur të përfaqësohet me të në zgjedhje. Përmbajtja e mesazhit është një mesazh ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim Binajn, me shumë batuta e humor, qoftë edhe shpotitës, gjë që e shkëput nga imazhi që ka krijuar deri tani. 

Ndryshimi; karta elektorale e Binajt

Ftesa për ndryshimin, e përsëritur në fund të mesazhit thekson edhe një herë zgjedhjen që na e vë përpara. I hapur për komunikim, ai heq barrierat dhe qëndron në një vijë me votuesit për ta bërë më të afërt raportin, deri te mundësia për të ndarë mendime, madje edhe histori së bashku. “Ju ftojmë të bëhemi bashkë për ndryshimin! Më shkruani shqetësimet, mendimet edhe historitë tuaja! Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën!”-thotë ai ndërsa qëndron me krahët hapur.

Dritat e fushatës janë ndezur, pritet vetëm komanda për start që për Tiranën mund të jetë e largët në varësi të “oreksit dhe inateve” të institucioneve me njëri-tjetrin. A do ta dëgjojnë seriozisht votuesit Binajn, kur sjellja e deritanishme e tyre ka qenë e qeshura e fortë pasi fliste?

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10