Presidenti Donald Trump deklaroi: “Amerika është kthyer” teksa iu drejtua një seance të përbashkët dhe të zhurmshme të Kongresit të SHBA-së, për herë të parë që kur u rikthye në pushtet. Në fjalimin më të gjatë presidencial drejtuar ligjvënësve të regjistruar, Trump-i paraqiti vizionin e tij për mandatin e dytë, ndërsa republikanët e përshëndetën për gjashtë javët e para plot energji, të cilat kanë ndryshuar politikën e brendshme dhe të jashtme. Trump-i u përball me ndërhyrje nga demokratët dhe nga ana tjetër i provokoi ata gjatë adresimit të tij të zhurmshëm në orarin kryesor televiziv. Presidenti republikan ka ndërmarrë hapa për të reduktuar fuqinë punëtore federale dhe për të goditur emigracionin, ndërkohë që ka vendosur tarifa për partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës dhe ka tronditur aleancën transatlantike për shkak të luftës në Ukrainë.

Gjashtë mesazhet kryesore

Trump-i parashikon vështirësi përpara në lidhje me tarifa

Pas një dite të dytë me luhatje të tregjeve financiare, Trump-i minimizoi pasojat ekonomike të një lufte tregtare që ai nisi këtë javë, duke përfshirë tarifa prej 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë dhe një shtesë prej 10% mbi importet kineze. Por, ndryshe nga ovacionet që shoqëruan objektivat e tjera të politikave të tij, shumë republikanë qëndruan ulur, një shenjë e ndarjeve brenda partisë së tij për taksat e importit. “Tarifat kanë të bëjnë për të bërë Amerikën të pasur sërish dhe të madhe sërish. Dhe po ndodh. Dhe do të ndodhë shumë shpejt. Do të ketë pak trazira, por ne jemi në rregull me këtë. Nuk do të jetë shumë.”– tha Trump-i. Ai shtoi se tarifat reciproke të përshtatura për partnerët tregtarë të SHBA-së do të hyjnë në fuqi më 2 prill. Më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, i tha “Fox Business” se Trump-i mund të shpallte një marrëveshje tregtare me Meksikën dhe Kanadanë që të mërkurën.

Një marrëveshje minerale me Ukrainën që mbetet pezull

Trump-i tha se kishte marrë një “letër të rëndësishme” nga lideri i Ukrainës më herët gjatë ditës, e cila përkonte me atë që Volodymyr Zelensky kishte postuar publikisht në rrjetet sociale. Presidenti ukrainas kishte thënë se tani ishte i gatshëm të punonte nën “udhëheqjen e fortë” të Trump-it për t’i dhënë fund luftës dhe për të “shkuar sa më shpejt në tryezën e negociatave për të sjellë paqen e qëndrueshme më afër”.

“E vlerësoj që më dërgoi këtë letër.”– tha Trump-i përpara ligjvënësve. Zelensky shtriu dorën e pajtimit një ditë pasi Trump-i pezulloi të gjithë ndihmën ushtarake për aleatin e dobësuar të SHBA-së. Kjo erdhi pas një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale javën e kaluar, kur të dy liderët debatuan përpara kamerave televizive, përpara se të anulonin planet për të nënshkruar një marrëveshje minerale që do t’i lejonte SHBA-së të përfitonte nga burimet ekonomike të Ukrainës.

Groenlanda është në shënjestër, Lesoto jo

Pavarësisht se pjesa më e madhe e fjalimit të tij 99-minutësh u përqendrua në çështjet e brendshme, vizioni i Trump-it për botën u bë më i qartë. Ka vende ku ai dëshiron të zgjerojë ndikimin e SHBA-së dhe të tjera ku dëshiron të tërhiqet. Duke përsëritur dëshirën e tij për ta blerë Groenlandën, ai u zotua: “Do ta marrim, në një mënyrë ose në një tjetër”. Ai gjithashtu tha se administrata e tij do të “rimarrë” Kanalin e Panamasë. Ndërsa përmendi disa vende afrikane si shembuj të shpenzimeve të panevojshme nën paraardhësin e tij Joe Biden, komenti i tij më thumbues ishte për Lesoton, të cilin e përshkroi si një vend “për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë”, pavarësisht se kishte marrë 8 milionë dollarë për të promovuar të drejtat e LGBT+. Trump-i shpresonte të shpallte marrëveshjen gjatë fjalimit të tij në Kongres, por ajo nuk u realizua.

Trump po qëndron në krah të Musk-ut mes protestave për ndërprerjen e fondeve

Në fillim të fjalimit, Trump-i përmendi miliarderin e tij këshilltar, Elon Musk, i cili po e ndiqte nga salla. Taskforca për Efiçiencën e Qeverisë, e drejtuar nga Musk ka pushuar nga puna dhjetëra mijëra punonjës federalë, ka shkurtuar miliarda dollarë ndihma të huaja dhe ka reduktuar programe në të gjithë administratën amerikane. Pronari i “SpaceX” dhe “Tesla”, i veshur me një kostum të errët dhe një kravatë blu, u ngrit dhe përshëndeti brohoritjet nga turma. “Faleminderit, Elon.Po punon shumë.”– tha Trump-i. Shkurtimet e Musk-ut kanë shkaktuar skena të zemëruara në mbledhjet e qytetarëve dhe disa nga vendimet e tij janë kundërshtuar nga anëtarët e kabinetit të Trump-it.

Demokratët e kundërshtuan me zë të lartë

Brenda pesë minutave të para të adresimit, “Al Green” nga Teksasi u nxor jashtë nga salla nga roja e sigurisë, pasi refuzoi të ndalonte ndërhyrjet dhe të ulej. Ndërsa Trump-i fliste, demokratët mbanin tabela me mbishkrimin “Kjo është një gënjeshtër”. Me republikanët që kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, demokratët kanë qenë në vështirësi për të unifikuar mesazhin e tyre. Shumë gra demokrate mbërritën në sallën e Kongresit të veshura me kostume rozë si shenjë proteste. Disa prej tyre me fjalën “Resist” të stampuar në pjesën e pasme të bluzave dolën nga salla gjatë fjalimit.

Trump-i mbështetet tek energjia për të ulur inflacionin

Trump-i u zotua se do ta mundë inflacionin dhe tha se do të hapte më shumë mundësi për shpime nafte dhe gazi. “Kemi më shumë ar të lëngshëm nën këmbët tona se çdo komb tjetër në botë. Dhe tani kam autorizuar ekipin më të talentuar që kemi pasur ndonjëherë për ta marrë atë. Quhet shpim.”-tha ai. Ai gjithashtu fajësoi Biden për rritjen e çmimit të vezëve.

Ky shkrim është pronësi intelektuale e “BBC News”. Lexo KËTU.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10