Rama ka nisur një seri taktikash për të arritur një fitore me çdo kusht, duke përdorur së fundmi epitete, duke quajtur burrat çyrykë, duke vazhduar më pas tek Dumani, që theksoi se i dha shpatën për të luftuar korrupsionin dhe deri tek fëmijët. E gjitha kjo në emër të tërheqjes së vëmendjes. Tashmë dihet që në çdo takim elektoral të Ramës, protagonistë me apo pa dëshirën e tyre janë edhe fëmijët. Mirëpo taktikat në këto fushata elektorale duket që ka ndryshuar, pasi ndryshe ku Rama thjeshtë i përshëndeste fëmijët, këtë herë ai po i shënjestron ata, duke u tërhequr vëmendjen për t’i përfshirë në takimet e tij.

Rastet kur Rama ka përdorur në të kaluarën fëmijët kanë qënë të shumta (për më shumë lexo KËTU), por dy nga momentet që u pikasën gjatë takimeve të kësaj fushate ishte kur vetë ai ishte së fundmi në Spille, Kavajë zgjodhi të fliste me të rinjtë mbi temën e nudizmit, ku duken qartazi që një pjesë e tyre nuk e kanë arritur moshën 18 vjeç. Ndërsa bashkëbisedonte me Pandeli Mjakon thotë se deti i kujton atij foton nudo dhe i tregon të rinjëve sesi ndodhi e gjithë ngjarja, duke i ftuar ata t’i shikonin dhe në Google. “I keni në Google po të jeni kuriozë, sa keni pa ju…

“Isha në Francë, më thonë ca miq janë ca plazhe nudo që shkojnë njerëzit e lahen siç i ka bërë Zoti. Dhe thash shkojmë e provojmë, ça ka? Isha me një shoqe dhe ca miq, bëmë dhe foto, atje s’kishte naj gjë, se kur janë të gjithë ashtu s’të bën përshtypje. Pas ca vitesh kandidoj për t’u ribërë kryetar bashkie dhe këta të kënetës sesi e qysh po është histori e gjatë, i gjejnë këto foto e mia cullak dhe më çojnë dhe telefonata anonime që tërhiqu se do të turpërojmë unë thosha ça do më bëjnë se s’më shkonte mendja. Më thoshin tërhiqu  se do bëhesh gazi i botës, kur një ditë para se t’i botoni, i keni në Google po të jeni kuriozë, sa keni pa ju… dhe mi çojnë me zarf i hap unë ato shoh veten time po ishte pas shumë vitesh… gjëja e parë që më shkoi në mend thash si s’jam më kaq i ri, pastaj më erdhi siklet thash ça do bëjnë. Mi nxorën në gazetë, gjithë ky zdap siç me kishte bërë nëna, por kuptohet… 2 metra.”– tha Rama.

Rama qorton të riun: Pse merr vetëm 7-ta, do të ndjek këmba-këmbës, merr 10-ta #rama #berat #qorton #kemba #nota #oranews

Posted by Ora News on E martë, 18 mars 2025

Ndërsa gjatë takimit të tij disa ditë më parë teksa vizitonte kantierin e rrugës Berat-Ballaban, shënjestroi një tjetër të ri, teksa e çukiste në kokë me gisht për rreth 30-sekonda, që nuk ishte më shumë se në klasën e shtatë dhe i bënte moral, duke dashur t’i tërheqë vëmendjen për notat në shkollë. Pranë tyre ishin dhe 20 burra rreth e rrotull, që jo vetëm që nuk reaguan për të thënë që ta linte më qetë djalin por dukej sikur e shijuan si shfaqje. “Po ty nuk të kërkohet të bësh duart me kallo, të kërkohet të futësh këtu në kokë farat që të korrësh pastaj edhe të jesh i zoti i vetes. Unë do të të ndjek ty këmba-këmbës. mbaje mend çfarë do të të them dhe nuk dua të më thuash më 7, çfarë 7, ti duhet të jesh në të gjitha shkëlqyer.”-iu drejtua Rama të riut.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11