Nis të hënën beteja gjyqësore mbi kontrollin e perandorisë globale televizive të sipërmarrësit amerikano-australian, Rupert Murdoch. Ky gjyq do të vërë 93-vjeçarin Murdoch kundër tre prej fëmijëve të tij më të mëdhenj për të vendosur se kush do të fitojë më shumë aksione dhe fuqi vote për të kontrolluar mediat e tij kur ai të ndahet nga jeta: News Corp dhe Fox News. Mediet amerikane raportojnë se miliarderi po kërkon të sigurohet që pas vdekjes së tij, kompanitë e medias të mbeten nën kontrollin e djalit të tij të madh, Lachlan Murdoch, dhe ai të mos ketë ndërhyrje vëllezërit e motrat e tij Prudence, Elisabeth dhe James.

Murdoch me dy djemtë e tij James dhe Lachlan, të cilët i ka nga martesa me gruan e dytë Anna Murdoch Mann

BBC shkruan se familja e famshme përflitet se ka qenë frymëzimi për serialin shumë të njohur televiziv “Succession” (Trashëgimia në shqip) – diçka që familja Murdoch gjithmonë kanë refuzuar ta komentojnë. Rupert Murdoch, i cili është martuar pesë herë, ka gjithashtu dy fëmijë më të vegjël, dy vajzat Grace dhe Chloe, të cilat nuk kanë asnjë të drejtë vote sipas marrëveshjes së parë. “Nga ajo që dimë, ky plan në thelb synon të vendosë Prudencen, Jamesin dhe Elisabethin në të njëjtat pozita si dy vajzat më të vogla të Murdoch.”- tha Walter Marsh, një gazetar australian dhe autor i biografisë së miliarderit amerikan me titull “Young Rupert: The make of the Murdoch Empire” (që në shqip përkthehet “Ruperti i riu: Krijimi i perandorisë së Murdoch”). Ai shtoi se “e gjithë fuqia votuese” mund t’i dorëzohet djalit të madh të quajtur Lachlan.

Sipërmarrësi amerikano-australian e ndërtoi perandorinë e tij mediatike në vitet 1960 duke e kthyer në një gjigant mediatik me ndikim të madh politik dhe publik në botë. Dy kompanitë e tij janë News Corporation, e cila zotëron disa gazeta duke përfshirë The Times dhe The Sun në Mbretërinë e Bashkuar si dhe Wall Street Journal dhe Fox News në SHBA. BBC shkruan se Murdoch i kishte përgatitur dy djemtë për të ndjekur gjurmët e tij, që kur ishin adoleshentë. “Familja ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për Rupert Murdoch, veçanërisht nga pikëpamja e formimit të një dinastie.”- tha Andrew Neil, ish-redaktori i Sunday Times, për dokumentarin e BBC-së të vitit 2020, “The Rise of the Murdoch Dynasty”. Drejtuesja e “Enders Analysis” Alice Enders, i tha BBC-së se kjo betejë gjyqësore ishte “në të vërtetë për interesa komerciale”.

Rupert Murdoch dhe fëmijët e tij

Trasti Murdoch (apo marrëveshja e besimit) u formua rreth kohës së divorcit të Rupert Murdoch nga gruaja e tij e dytë, Anna, në vitin 1999. Trasti është mjeti nëpërmjet të cilit Murdoch kontrollon kompanitë mediatike, me afërsisht 40% të aksioneve në secilën kompani. Marrëveshja e parë thoshte se sapo pronari aktual Murdoch të vdiste, votat e tij do t’u kalonin katër fëmijëve të tij më të mëdhenj në mënyrë të barabartë. Megjithatë, dallimet në opinione dhe pikëpamje politike thuhej se do çonin në një përçarje familjare. Çështja gjyqësore private po mbahet në Gjykatën e Qarkut Washoe në Reno, Nevada. Besohet se djali i madh Lachlan, ndan të njëjtat pikëpamje të krahut të djathtë si babai i tij. Kjo thuhet se ka bërë që fëmijët e tjerë, James, Elisabeth dhe Prudence të bashkohen dhe të “luftojnë kundër”.

Prudence është fëmija më i madh i Murdoch, nga martesa e tij me gruan e parë Patricia Booker. Tre fëmijët e tjerë Elisabeth, Lachlan dhe James i ka me gruan e dytë Anna Mann, me të cilën ishte i martuar nga viti 1967 deri në 1999. Ndërsa nëna e vajzave më të vogla Grace dhe Chloe është Wendi Deng, e cila ishte e martuar me miliarderin nga viti 1999 deri në vitin 2013. Martesa e katërt e Murdoch ishte me modelen Jerry Hall në vitin 2016, me të cilën u divorcua në vitin 2022. Së fundmi ai u martua me gruan e tij të pestë Elena Zhukova në qershor të këtij viti.

Seriali televiziv “Succession”, fitues i shumë çmimeve, fokusohet në betejat mes vëllezërve dhe motrave që përpiqen të marrin kontrollin e perandorisë mediatike të babait të tyre

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5