Afro 15 mijë Filipinas (rreth 90 përqind gra e vajza) kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit. Vetëm 20 përqind e tyre kanë hyrë me vizë dhe më pak se 1000 janë të pajisur me leje qëndrimi nga autoritetet shqiptare. Në këtë “ilegalitet” gëlon skllavërimi, shfrytëzimi dhe trafikimi i anëtarëve të këtij komuniteti.

Robelyn T. (shkurt Lini) ka zbritur në Rinas në 11 shtator të vitit të kaluar, duke menduar se po prekte Evropën. Ëndrra për Evropën e ka joshur për të ndërprerë kontratën e punës në Macau të Kinës, e për të pranuar ofertën e re, edhe pse me 300 euro më pak. Bekë Selimi, pronari i një hoteli në Valbonë i ka ofruar asaj 700 Euro, në një kontratë, e cila në fakt nuk ka asnjë vlerë juridike. Pas disa javësh qëndrimi në Tiranë e ka kuptuar tashmë se Shqipëria është Evropë, por nuk është në Evropë.

Nga ëndrra evropiane e ka zgjuar punonjësi i policisë së kufirit në Rinas. Pasaportën që Lini i ka dorëzuar në dritaren e vogël, nuk e ka marrë më mbrapsht. Polici ja ka dorëzuar punëmarrësit të saj. Kjo është teknikë që e përdorin të gjithë punëmarrësit në Shqipëri, si një formë pengmarrje për punëtorët që “importojnë” nga vendet e treta. Kafja e mirëseardhjes që pronari i ka ofruar 54 vjeçares nga Filipinet, sapo kanë dalë nga aeroporti, ka qenë më e hidhur se në Macau.

“Burri që më priti në Rinas më tha se rroga ishte vetëm 350 Euro. E kundërshtova dhe kërkova që të shkonin tek agjencia që kishte përgatitur dokumentacionin”, tregon Lini në rrëfimin e saj.
Por, Iris Çepani, administratorja e kompanisë HRPCC & Partners që ka përgatitur dosjen e rekrutimit, jep një tjetër version.

“Kanë ardhur këtu, dhe meqë punëdhënësi kishte një hall familjar, kishte gruan në gjendje të rëndë në spital, kërkoi që ta vendoste gruan filipinase në një hotel në Tiranë për disa ditë. Të gjitha shpenzimet do ti paguante punëdhënësi”, thotë zonja Iris Çepani. E sapoardhura është vendosur në një hotel modest në Tiranë ku ka qëndruar për në pritje që pronari të vinte ta merrte e të niste punën.

“Në hotel gjeta shumë filipinase të tjera që kishin të njëjtën fat si unë. Pronarët nuk kishin respektuar kontratën. Kam edhe filmime për kushtet e këqija të hotelit”, thotë Lini, e cila aludon se e kanë mashtrua të gjithë përgjatë rekrutimit. E ndërgjegjshme për rrethanat ku e kishte hedhur fati gruaja filipinase ka braktisur hotelin dhe është atashuar tek kisha “Agape Internacional”, e ndihmuar nga pastori Rodhel Trucan Recido.

Lini është një ndër 15 mijë Filipinas (rreth 90 përqind gra e vajza) që kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit. Vetëm 20 përqind e tyre kanë hyrë me vizë dhe më pak se 1000 janë të pajisur me leje qëndrimi nga autoritetet shqiptare. Dokumentet, intervistat e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se në këtë “ilegalitet” gëlon skllavërimi, shfrytëzimi dhe trafikimi i anëtarëve të këtij komuniteti.

Autoritetet shqiptare duken të pafuqishme për të administruar dhe rregulluar këtë marrëdhënie mes punëmarrësve dhe punëdhënësve të cilët vjedhin, mashtrojnë dhe gënjejnë njëri tjetrin. Dhjetëra denoncime dhe dosje për trafikim “konservohen” nëpër prokuroritë e rretheve pa përfunduar hetimet, me arsyetimin se janë hetime të vështira.

Në datën 18 shtator 2024 gruaja filipinase shkon në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë dhe denoncon faktin që punëdhënësi i ka mbajtur peng pasaportën.

Për balancë punëdhënësi bën një tjetër denoncim nëpërmjet të cilit njofton Drejtorinë e Kufirit për prishjen e kontratës, me arsyetimin se gruaja nga Filipinet nuk është paraqitur në vendin e punës. Pasaportën ja ka kthyer disa ditë më pas. Në këtë pikë, Lini mund të konsiderohet me fat. Se në qindra raste të tjera, pasaportat mbahen peng nga punëmarrësit edhe kur punëdhënëset e tyre braktisin vendin e punës. Në policinë shqiptare deklarojnë që u ka humbur pasaporta.

Shënim – Ky artikull është pronësi intelektuale e “Shteg.org”. Lexo KËTU artikullin e plotë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11