
Një ndër liqenet më të vjetra në Evropë rrezikon të humbasë statusin e Vendit të Trashëgimisë Botërore nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, e njohur si UNESCO. Fjala është për liqenin e Ohrit që ndodhet në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një një video të publikuar nga Radio Europa e Lirë tregohet se si ndotja nga ujërat e zeza të pa trajtuara që derdhen në liqen, po i mbyt peshqit dhe e ka shtyrë organizmin e OKB-së që të kërkojë pastrimin e tij.
“Uji është gjithmonë i kuq, i verdhë, i kafenjtë… lumenjtë që derdhen në të nga të gjitha anët janë të ndotur. Unë nuk kam notuar këtu që tre apo katër vjet. Nuk i besoj cilësisë së ujit, nuk është i pastër. Shoh fekale gjithandej.”– tha një banor. Biologu Zllato Llevkov ngre shqetësimin për dëmin që po i bëhet florës dhe faunës, mbi të gjitha specieve endemike. Ai thotë se problemi është se “ky biodiversitet ekziston në një mjedis, në të cilin nuk mund të riprodhojë. Ai madje nuk ka as vend ku mund të jetojë. Prandaj popullsia e tij, veçanërisht kërmijve dhe e specieve të tjera po tkurret vazhdimisht, sidomos në 10 vjetët e fundit.”
Për më shumë ndiq historinë e plotë duke klikuar këtu


