GogoCast- Shqiprim Arifi

Gogo.al

Pak depërtojnë mediet e Tiranës te shqiptarët e Luginës së Preshevës, territore që tashmë janë nën Republikën e Serbisë. Pak depërton me mbështetje edhe Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Të gjendur në një situatë të vështirë ekonomike, sociale e politike, përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë tri ditë më parë takuan në Beograd presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke i kërkuar qartë plotësimin e katër kushteve që lidhen me dhënien e posteve në qeverinë serbe: ministrin e Pushtetit Lokal, ndihmësministrin e Ekonomisë, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit, kryetarin e Trupit Koordinues.

Megjithatë kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, një nga themeluesit e partisë “Alternativa për ndryshim” që ka nxjerrë një deputet në parlamentin serb mes dy të tjerëve, e quan këtë lëvizje “Plani B”, ndërsa shtjellon se si shqiptarët e Luginës janë neglizhuar nga tri qeveri; e Shqipërisë, e Kosovës dhe e Serbisë.

Po cili është “Plani A”?

Leave a Reply

  • (not be published)