Eva Buzo ka hyrë në histori si gruaja e parë që ka arritur të kalojë me not nga Italia në Shqipëri. Të hënën e 19 gushtit, Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj nga brigjet e Leces deri në Gadishullin e Karaburunit. Ajo ka arritur të prekë tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, pasi kishte udhëtuar 92 kilometra me not për 35 orë e 17 minuta.

Për ata që nuk e njohin, Eva Buzo është një avokate nga Australia. Ajo është e specializuar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe themeluese e organizatës “Avokatët e Viktimave Ndërkombëtare” e cila mbështet viktimat e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit (kliko këtu). Ajo ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

Por çlidhje ka avokatja me notin? Noti ka qenë një pasion i saj qëkur ishte e vogël. “Kam qenë notare që e vogël, gjithmonë e kam pasur mendimin që të bëhesha një sofiste por ndalova shumë shpejt. Kur filloi pandemia, fillova të notoja dhe të gjeja atleten brenda meje, mendoja çfarë mund të bëja për t’iu kthyer garës.”- ka treguar ajo në një intervistë vitin e kaluar.

Eva Buzo nuk është e para që ka marrë përsipër sfidën për të përshkruan me not vijën detare nga Italia në Shqipëri, por e para që e ka realizuar. Notari i famshëm italian Paolo Pinto, një avokat sikurse Buzo, ishte i pari që tentoi të realizonte kalimin me not nga Brindizi në Vlorë në qershor të vitit 1985, por nuk ia doli të përfundonte misionin e tij (kliko këtu). Megjithatë ngjarja u konsiderua si historike.

Paolo Pinto, burri në mes

Ëndrra e Buzos për të përshkruar me not detin mes Italisë dhe Shqipërisë është disavjeçare. Në një intervistë të dy viteve më parë kur për 25 orë e 19 minuta not kishte përshkuar 58 kilometra të liqenit të Gjenevës në Zvicër, ajo shprehej: ”Në korrik 2023, synoj të bëhem personi i parë i dokumentuar që noton nga Italia në Shqipëri. Gjyshi im ishte nga Shqipëria dhe unë kam ende familje atje, ndaj realizimi i këtij qëllimi do të jetë një arritje tepër e veçantë.” Ndonëse në 2023-shin ajo nuk e realizoi dot këtë ëndërr nuk u dorëzua dhe e provoi përsëri. Kësaj radhe me sukses.

Kur sot realizoi ëndrrën e saj dhe preku tokën shqiptare, Buzo nuk foli për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por thuhet se ndodhet në gjendje të mirë. Ky ka qenë një udhëtim tejet i vështirë, sidomos duke marrë parasysh që vitin e kaluar kur kishte marrë të njëjtën sfidë, ajo ishte detyruar ta ndërpriste pas 28 orësh, për shkak të komplikacioneve.

Në një intervistë të vitit të kaluar, Buzo tha se noti për 28 orë kishte qenë shumë sfidues për të, pasi nuk konsumonte ushqim apo të ndalonte për nevojat personale. Ajo ndalonte vetëm të merrte ujë nga varka shoqëruese, pa e prekur atë. Për pasojë gjendja e saj u përkeqësua rrugës, sidomos pas pickimit të kandilit të detit në pjesë të ndryshme të trupit.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11