
Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi janë dy zonat më të varfra të Europës. Të paktën ky është rezultati i raportit vjetor të Eurostatit, bazuar në treguesin e të ardhurave për frymë të matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE-së.
Sipas Eurostatit, fuqia blerëse në Rajonin e Veriut të Shqipërisë (Durrës, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër) është sa 25% e mesatares së BE-së, duke lënë pas vetëm Rajonin lindor të Vanit në Turqi me 24% të mesatares së BE-së. Të dhënat e INSTAT-it kanë treguar se po thellohen diferencat rajonale brenda vendit, pasi ekonomia e vendit u rrit me 27.8% nga viti 2011 më 2021-shin, ndërsa PBB e Rajonit të Veriut u rrit me vetëm 16.4%.
Për më shumë lexo artikullin e plotë te Monitor.al



