Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila mori pjesë në protestën kundër qeverisë në Tiranë, ka zbardhur emailin ku kërkohet të mos votohen amendamentet për Zvërnecin. Ajo deklaroi në podium se Rama kishte kërkuar të mos votoheshin amendamentet para votimit të raportit për Shqipërinë. Sipas eurodeputetes Paulus në emailin e datës 16 qershor deputetja Bora Muzhaqi dhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla pretendonin se amendamentet për Zvërnecin nuk bazoheshin në premisa të vërteta, por sipas tyre ishin “rezultat i një fushate dezinformimi për të shtrembëruar të vërtetën” dhe u kërkonin deputetëve të Parlamentit Evropian të mos u jeonin mbështetje.

“Amendamentet 4 dhe 17 nuk bazohen në premisa të vërteta, por janë rezultat i një fushate dezinformimi për të shtrembëruar të vërtetën, prandaj ju kërkojmë me respekt të MOS i mbështesni këto dy amendamente”, shkruhet në emailin e dërguar nga Muzhaqi e Balla.

Në email sqarohet thuhet se projekti nuk ka marrë ende leje ndërtimi, por vetëm leje zhvillimi, e cila nuk autorizon nisjen e punimeve. Ata shtojnë se “çdo ndërtim do të kërkojë një vlerësim të thelluar të ndikimit në mjedis, ndërsa statusi i mbrojtur i zonës Pishë Poro–Nartë, sipas qeverisë, nuk ka ndryshuar”.

Pas këtij lajmi reagoi deputetja socialiste Bora Muzhaqi e cila në fillim e quant ë trishtueshëm faktin që eurodeputetja Jutta Paulus ka marrë pjesë në protestë, edhe psë nuk kishte qenë asnjëherë më parë në Shqipëri. Muzhaqi shkruan se në qëndrimin e Paulus ka një të pasaktësi faktike kur pretendon se I është paraqitur gabim situatën në Shqipëri. “Është për të ardhur keq që një Anëtar i nderuar i Gjelbër i Parlamentit Europian duhet të japë një shembull kaq të dobët: së pari, duke lëshuar një “sqarim” pa ofruar asnjë falje për një pasaktësi të konsiderueshme faktike, dhe së dyti, duke pretenduar se ne në një farë mënyre jua kemi paraqitur gabim situatën”, shkruan Muzhaqi.

Ajo thekson nevojën e vëretësisë së fakteve duke shtuar: “Debati demokratik ndërtohet mbi fakte, jo mbi narrativa që nxisin propagandën kundër të tjerëve. Shpresoj sinqerisht që ky shkëmbim t’ju inkurajojë të rishqyrtoni marrëdhënien tuaj me të vërtetën e këtij rasti dhe të ndaloni së zhvilluari betejën mjaft absurde kundër vetë fakteve”.

Protestës i janë bashkuar edhe disa eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Anna Strolenberg dhe Ilaria Salis.

EMAILI I PLOTE:

Nga: Bora Muzhaqi

Dërguar: 16 qershor 2026, ora 22:16

Cc: Taulant Balla

Subjekti: Argumentet mbi kundërshtimin e Amendamenteve 4 dhe 17 në Raportin për Shqipërinë 2025

Të nderuar Anëtarë të Parlamentit Evropian,

Po ju drejtohemi pasi ndoqëm sot në seancën plenare debatin mbi Raportin për Shqipërinë 2025, për t’ju falënderuar për raportin, ashtu siç u miratua në AFET, dhe për të shprehur shqetësimet tona lidhur me amendamentet 4 dhe 17.

Amendamentet 4 dhe 17 nuk bazohen në premisa të vërteta, por janë rezultat i një fushate dezinformimi për të shtrembëruar të vërtetën, prandaj ju kërkojmë me respekt të MOS i mbështesni këto dy amendamente.

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të fakteve dhe, në bashkëngjitje, një shpjegim më të detajuar të tyre.

Së pari, projekti në Zvërnec nuk ka asnjë lidhje me Deltën e Vjosës dhe nuk ka marrë leje ndërtimi. Ajo që është miratuar është vetëm një leje zhvillimi, e cila hap rrugën për përgatitjen e projektit, por nuk autorizon kryerjen e punimeve të ndërtimit.

Së dyti, përpara se të merret në konsideratë ndonjë ndërtim, zhvilluesi duhet të paraqesë një projekt të detajuar arkitektonik, dokumentacion të plotë teknik dhe, më e rëndësishmja, një Vlerësim të Thelluar të Ndikimit në Mjedis, i cili duhet të shqyrtojë ndikimet e mundshme të projektit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, integritetin e peizazhit, lagunën dhe zonat bregdetare, si dhe qëndrueshmërinë mjedisore afatgjatë. Ky Vlerësim i Thelluar i Ndikimit në Mjedis duhet gjithashtu të sigurojë përputhshmërinë me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian dhe të Shqipërisë.

Së treti, statusi i mbrojtur i zonës nuk ka ndryshuar. Zona e Pishë Poro–Nartës ishte dhe mbetet një Peizazh i Mbrojtur, Kategoria V sipas IUCN, që nga viti 2004, gjë që lejon zhvillimin në një mënyrë që siguron bashkëjetesën e qëndrueshme të vlerave natyrore, biodiversitetit dhe veprimtarisë njerëzore.

Së katërti, sa i përket çështjeve të pronësisë, toka në fjalë është pronë private dhe qeveria shqiptare nuk është palë në asnjë transaksion pronësie që lidhet me këtë projekt.

Siç kemi dëshmuar, ne e mbështesim plotësisht mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë, siç është shprehur në raport, dhe do të vazhdojmë të ndjekim acquis-in e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar raportuesin, Andreas Schieder, si dhe raportuesit në hije për punën dhe angazhimin e tyre të shkëlqyer në këtë Raport për Shqipërinë 2025.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13