Një lajm qarkullon në medie të ndryshme mbi mundësinë që ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla është shpallur “Non grata” në Shqipëri. “Lapsi.al” shkruan se: “Edi Rama nuk ia ka falur dot ministres së Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, deklaratat e saj të ashpra kundër letrës së përbashkët të kryeministrit tonë me presidentin e Serbisë, ku të dy i kërkonin BE-së një anëtarësim pa të drejta të plota të dy vendeve në Union”.

Më tej sqaron se: “Gërvalla, e cila në qeverinë e shkuar mbante postin e shefes së diplomacisë deklaroi për televizionin publik në Prishtinë se “qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë se, atëherë kur Vuçiçin Europa e mbështet me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situate. Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana për Beograd çon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht, edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë, ta dini që në afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”.

Duke iu referuar burime të veta, “Lapsi.al” shkruan se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha është urdhëruar nga Rama që të pamundësojë çdo vizitë zyrtare në Shqipëri, për Gërvallën. “Në zbatim të kësaj porosie, ministri i jashtëm Hoxha ka mbajtur të enjten një mbledhje online me ambasadorët e Shqipërisë të akredituar në vendet e rajonit”, -shkruhet më tej duke përfshirë në këtë porosi edhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn. I njëjti shkrim me burim “Lapsi.al” është publikuar edhe nga “Syri.net”, ndërsa ka reaguar edhe vetë Malaj.

Në një deklaratë për mediat, ambasadori Malaj shprehet se Ambasada nuk e konfirmon këtë dhe nuk ka asnjë vendim ose udhëzim të tillë. Duke iu referuar shkrimit të “Top-channel.tv” ka mohuar një qëndrim të tillë. Malaj shprehet se: “Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej. Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë.

Marrëdhëniet tona me Kosovën dhe me qeverinë e saj janë të qarta, të forta dhe gjithëpërfshirëse, siç është theksuar së fundmi edhe nga Ministri Hoxha në bisedën e zhvilluar me Ministrin Konjufca”, sqaron Malaj.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10