“Jeta publike, reduktuar gati tërësisht në variantin e vet mediatik, keqkuptohet më së shumti si privilegj i një lloji të ri aristokracie, aristokraci e brishtë elektrike parazitare që gjallon si një grusht fluturash nate në përplasje të padhimbshme para ekraneve. Do të mjaftonte vetëm një shuarje e ekranit që kjo aristokraci të shuhej, kjo aristokraci mes ekranit e publikut, po ja që ekrani është ai i makinës që mban me oksigjen publikun.

Imagjino një të plagosur që heq prej kaq dekadash dhe rreth shtratit të tij, nën prozhektorë, sillen vërdallë prej vitesh komentatorë mjeksorë me ekspertiza kontradiktore, lidh e zgjidh fashot, ulëriji shoku-shokut, zhyt gishtat në plagë për të kontestuar nivelin e thellësisë që sapo ka raportuar kolegu: plagët do të vazhdojnë të mos mbyllen, as spektakli, deri sa të mbyllë sytë përfundimisht i plagosuri – spektatori.”, kjo është përgjigja e poetit Ervin Hatibi kur pyetet pse u tërhoq nga jeta publike dhe ajo letrare për shumë vite.

Në një intervistë për “ExLibris”, marrë nga Andreas Dushi, poeti tregon mbi librin e ri të botuar, largimin e gjatë por edhe për Tiranën, së cilës i janë zhdukur shumë rrugë e vende të dashura për të, ashtu edhe shpatullat e kaltra të Dajtit.

Titulli redaksional.

Lexim të frytshëm!

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Artikull i Mëparshëm

Edi Rama- Demagogu i fundit

Leave a Reply

  • (not be published)