Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbetur në burg. Gjykata Kushtetuese nuk mori parasysh kërkesën e tij për të zbutur masën e arrestit me burg. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë 9 akuzat që rëndojnë mbi Veliajn dhe tentativa për intimidim dëshmitarësh, ishin argumenet që e lanë atë pas hekurave. “Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji Penal, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhej ne njoftimin e Gjykatës.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ngre dyshime mbi funksionimin e drejtësisë. Ndreca shkuan: “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim jashtëzakonisht shqetësues për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike, të drejtat themelore dhe mbi të gjitha, për demokracinë në këtë vend. Duke lënë në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ky vendim praktikisht ka lënë pa efekt detyrues vendimin e autoritetit më të lartë kushtetues të vendit. Sipas tij “rezultati i shpallur sot ngre një pyetje dramatike: çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Kur një përfundim i tillë nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe në ligj, atëherë shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit.

Ndreca shton: “Pasojat shkojnë përtej një procesi individual. Ato mbajnë peng ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, funksionimin normal të institucionit dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë. Prej 19 muajsh, qytetarët e Tiranës janë privuar nga kryetari që kanë zgjedhur. Z. Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, ndonëse hetimi ka përfunduar prej një viti dhe çështja ndodhet në gjykim”. Ai siguron se do përdorin çdo mjet juridik që parashikon Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare.  “Shqipëria meriton një drejtësi të standardeve evropiane, e cila garanton të drejtat, respekton vendimet kushtetuese dhe mbron demokracinë, mjetin më të lartë që qytetarët kanë në dorë për të vendosur se kush i përfaqëson dhe kush e drejton vendin”.

Ndërsa zhvillohej gjyqi, jashtë mureve të gjykatës një protestuesish kanë kërkuar burgosjen e Veliajt.  Ata mbanin pankarta ku skruhej: “O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli!”

Po kush po e drejton bashkinë?

Në bashki nuk dihet kush po drejton. Veliaj largoi Anuela Ristanin nga posti i vetë zv/kryetares së bashkisë Anuela Ristani. Sipas kryetarit në detyrë: “Kjo pengonte funksionet e tij kushtetuese”. Veliaj nuk mori asnjë hap për të bërë zëvendësime. Pas largimit të Ristanit nuk është emëruar askush.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10