Firma e presidentit amerikan Doland Trump vulosi emrin e Eric Wendtit si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri. Kandidatura e tij u konfirmua në senat me një shumicë prej 50 votash pro dhe 44 kundër. Ai është propozuar nga vetë presidenti Donald Trump për të drejtuar diplomacinë amerikanë në Tiranë. Gjatë prezantimit të prioriteteve të punës para senatit, Wendt në fillim parashtroi eksplorimin e mënyrave që do rrisnin sigurinë në SHBA. Ai vlerësoi sigurinë dhe mbrojtjen, begatinë e SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe fokusimi të personat në ambasadën amerikane. Pas mbarimit të mandatit të Juri Kim, ambasada amerikane është përfaqësuar nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn. “U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Kush është gjenerali me mbi 34 vite eksperiencë?

Eric Wendt ka qenë pjesë e forcave speciale “Green Beret”. Ai ka mbajtur pozicionin e komandantit të Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s. Wendt ka marrë pjesë në operacione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. Gjatë karrierës së tij, Wendt ka mbajtur detyra si koordinator sigurie i Në vitet 2017-2019 ai ka qenë shef në Komandën e Paqësorit të SHBA dhe si funksionar i lartë i SHBA-ve për Autoritetin Izraelito-Palestinez.

Lexo: https://gogo.al/me-cfare-prioritetesh-pritet-te-vije-ambasadori-i-ri-amerikan-ne-shqiperi/

Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Naval Postgraduate School. Ai flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe atë koreane. Wendt ishte propozuar më herët edhe për postin e ambasadorit në Katar gjatë mandatit të parë të Donald Trump, por kandidatura e tij nuk u konfirmua nga Senati.

Sipas faqes zyrtare e qeverisë amerikane ai mban një diplomë bachelor nga Universiteti i Kalifornisë, “Santa Barbara” në fushën “Ligji dhe Shoqëria”, si dhe një diplomë Master në “Çështje të Sigurisë Kombëtare” nga “Naval Postgraduate School” në Monterey, Kaliforni. Wendt ka shërbyer si oficer aktiv në Ushtrinë Amerikane për afro 5 vite. Ai ka drejtuar grupin e Komandës Paqësore të SHBA-së në operacionet për lirinë e Filipineve si edhe operacionet e paqes në Afganistan. Krahas drejtimit të Komandave Speciale Operacionale, Ëendt ka patur edhe funksionin e këshilltarit ushtarak i Sekretarit të Mbrojtjes.

Lexo: https://gogo.al/gjenerali-eric-wendt-propozohet-si-ambasador-ne-shqiperi/

Për misionet e tij ushtarake, Wendt është vlerësuar me Kryqin e Artë të Nderit të Gjermanisë (për shërbimin luftarak në Afganistan), Citimin Presidencial të Njësisë nga Filipinet (për shërbimin në OEF-P), medaljen Cheon Su të Presidentit të Republikës së Koresë, si dhe distinktivët e Parashutistit Master nga Tajlanda dhe Koreja. Me një përvojë të gjatë ushtarake ai ka marrë distinktivin Air Assault, distinktivin Master Parachutist, Ranger Tab, Special Forces Tab, Expert Infantryman Badge dhe Combat Infantryman Badge. Para emrit të Eric Wendt, në senat Joe Biden çoi në senat kandidaturën e David J. Kostelancik, por ai nuk arriti numrin e votave. Pas firmosjes nga Trump, diplomacia amerikane do përfaqësohet nga një figurë ushtarake me një përvojë të gjatë në operacione kyçe në vende të ndryshme të botës.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5