Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu do mungojë në përurimin e parashikuar për këtë të enjtje të xhamisë së re të Namazgjasë, e ndërtuar me kontributin e qeverisë turke. I pranishëm përveç presidentit turk Erdogan e kryeministrit Rama do jetë kreu i Mytinisë Tiranë Bilal Teqja, i cili sipas Myftinisë do jetë imami zyrtar i kësaj xhamie dhe kreu i një fondi të përbashkët shqiptaro-turk për administrimin e saj.

Ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë ka nisur në vitin 2015 ndërsa hapja e saj është shtyrë në kohë mes përplasjes në distancë mes qeverisë turke të Erdogan dhe KMSH-së së drejtuar nga Spahiu, gjë që pasqyrohet edhe në mungesën e këtij të fundit në ceremoninë e nesërme. Erdogan i konsideron drejtuesit e KMSH-së si pjesë të “Lëvizjes Gylen”, të themeluar e drejtuar nga kleriku dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Erdogan, Fethullah Gylen, i cili ndodhet në azil në SHBA.

Për më shumë, lexoni artikullin e shkruar nga “Hashtag.al”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11