Kur ishin mbledhur për të “diskutuar” një çështje serioze si ajo e Hagës, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut plasi grushti. Një përplasje mes shkrimtarit Albatros Rexhaj dhe opinionistit Berat Buzhala filloi në momentin kur Buzhala akuzoi Rexhajn se kishte ardhur në studio “për të prishur debatin”, ndërsa Rexhaj e kritikoi për qëndrimet e tij ndaj Albin Kurtit dhe interpretimin e Kushtetutës. Situata u përshkallëzua kur Buzhala, duke u afruar fizikisht, u përpoq të godiste Rexhajn dhe përdori një shishe uji për të shtyrë atë, ndërsa Rexhaj iu përgjigj me tone të larta: “O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë!”.
Pas incidentin doli një video tjetër ku tregoheshin dy protagonistë që po i jepnin dorën njëri-tjetrit. Video e cila ka pasur po aq sukes sa videoja ku tregohej momenti i përplasjes mes tyre, plot 952 mijë shikime , 2100 komente dhe 44 shpërndarje në Facebookun e OpinionTvShow. Kliko këtu për të parë videon e plotë.
Gogo.al ka vendosur të mos e publikojë momentin e dhunshëm por po publikon sqarimet e autorit të emisionit Blendi Fevziu dhe Albatros Rexhaj.
Videoja e reagimit të Blendi Fevziut në instagram mori 177 mijë shikime dhe 162 komente e 128 shpërndarje. Kliko këtu për të parë videon e plotë.
Video nga Abatros Rexhaj. Kliko këtu për të parë videon e plotë.
Një reagim erdhi dhe nga Berat Buzhala.

Videoja e sherrit të dy analistëve ka shkuar 349 mijë shikime dhe 449 komente e 36 shpërndarje nga Facebooku i OpinionTvShow.
Epopeja vazhdon. Nuk dihet si do marrë. Por një gjë është e sigurt. Sherri Albatros- Berat mori më shumë klikime se sherri Fevzi- Rama me postime në “Facebook”.
Lexo për më shumë mbi këtë duke klikuar Këtu.


