Jean-Marie Le Pen, themeluesi i krahut të djathtë ekstreme moderne në Francë, pas një karrierë gjysmë shekullore, ndërroi jetë këtë të Martë në Garches të Parisit, në moshën 96 vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga Jordan Bardella, presidenti i partisë që Le Pen themeloi. Në prill 2024, Le Pen ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi pësoi një atak të dytë në zemër brenda një viti. Gjykata franceze i dha vajzave të tij kujdestarinë ligjore, duke u dhënë të drejtën për të marrë vendime në emër të tij. Le Pen kandidoi pa sukses për presidencën franceze pesë herë, duke arritur në balotazh në vitin 2002. Ai ngjalli frikën për një fashizëm të ri ndërsa kritikonte hebrenjtë, arabët, myslimanët dhe emigrantët e tjerë, këdo që ai e konsideronte si jo “francez të pastër”.

Jean-Marie Le Pen dhe bashkëshortja e tij, në vitin 2015.

Vajza më e vogël e Jean-Marie Le Pen, Marine Le Pen, ishte pasardhësja e tij në parti. Ajo u mposht në zgjedhjet presidenciale franceze tre herë në vitin 2012, duke u renditur e treta me 17.9% të votave pas François Hollande dhe Nicolas Sarkozy. Ndërsa në vitin 2017, me 33.9%, duke humbur ndaj Emmanuel Macron dhe në vitin 2022, me 41.5%, duke u mposhtur sërish nga Macron. Megjithatë, zgjedhjet e atij viti çuan një numër rekord përfaqësuesish nga partia, e riemëruar si Tubimi Kombëtar me 89 deputetë që morën pjesë në parlament duke dëshmuar një sukses të përpjekjeve të Le Pen. Në vitin 2024, partia dhe aleatët e saj u rritën në 140 ligjvënës pas thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme nga Macron duke i dhënë ekstremit të djathtë edhe më shumë pushtet Analistët politikë thonë se një numër gjithnjë e më i madh votuesish kanë përqafuar mesazhet e krahut të djathtë të Le Pen, të cilat synojnë të shfrytëzojnë pasigurinë ekonomike të shtresës së mesme dhe pakënaqësinë ndaj emigrantëve, tema që babai i saj i kishte promovuar për vite me radhë.

Jean-Marie Le pen me vajzën e tij, Mariene Le pen.

Jean-Marie Le Pen kundërshtoi reformat e vajzës së tij. Në vitin 2016, ai themeloi dhe u bë president i Komiteteve Jeanne, një parti e re politike e ekstremit të djathtë e frymëzuar nga ideologjitë e tij. Ai këmbëngulte se “racat janë të pabarabarta” dhe se “hebrejtë janë komplotuar për të sunduar botën”. Ai e quajti Amerikën “një komb bastard”, mohoi rëndësinë e dhomave të gazit të Hitlerit, duke i quajtur ato “një detaj” të historisë, dhe tha se pushtimi nazist i Francës nuk ishte “veçanërisht çnjerëzor”. Në fakt, gjatë pushtimit nazist nga viti 1940 deri në 1944, 76,000 hebrenj u deportuan në kampet e vdekjes, dhe vetëm 2,500 mbijetuan.

Kundërshtimi dhe Dënimet
Deklaratat e tij provokuese tronditën miliona njerëz dhe ai u kundërshtua nga historianët, u dënua nga spektri politik francez dhe u shpall fajtor të paktën shtatë herë për nxitje urrejtjeje racore ose deformim të historisë. Pavarësisht kësaj, disa nga pikëpamjet e tij, veçanërisht mbi emigracionin, gjetën jehonë në sukseset e vajzës së tij. Ai ruajti një bazë të fortë mbështetësish, veçanërisht në jug të Francës, ndërsa një zhvendosje politike drejt të djathtës u bë e dukshme në kohë të vështira ekonomike dhe me rritjen e emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2002, Jean-Marie Le Pen arriti suksesin e tij më të madh, duke mposhtur kryeministrin socialist Lionel Jospin në raundin e parë, por humbi nga presidenti Jacques Chirac në raundin e dytë. Ai fitoi vetëm 18% të votave.

Jean-Marie Le Pen në vitin 2009

Rinia dhe Aktivizmi Politik
Jean-Marie Le Pen lindi më 20 qershor të vitit 1928 në një fshat në Bretanjë. Babai i tij, një peshkatar u vra nga një minë detare në vitin 1942, ndërsa nëna e tij ishte rrobaqepëse. Pas një edukimi katolik, ai studioi drejtësi në Universitetin e Parisit, ku u përfshi në politikën e djathtë dhe në përleshje me studentë komunistë. Në vitin 1972, ai themeloi Frontin Kombëtar, duke bashkuar grupe ekstremiste dhe duke e udhëhequr atë deri në vitin 2011. Platforma e tij politike përqendrohej në “pastrimin” e Francës nga emigrantët. Jean-Marie Le Pen vdiq si një figurë përçarëse, duke lënë pas një trashëgimi të ndërlikuar, por edhe një ndikim të madh në politikën franceze.

Jean-Marie Le Pen gjatë një tubimi në Paris në vitin 1984.

Ky shkrim është pronësi intelektuale e “The New York Times”. Lexo Këtu artikullin origjinal.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11