Nga Endri Tafani

Imagjinoni sikur në zgjedhjet e vitit 2025 të gjithë shqiptarët me të drejtë vote që jetojnë në Shqipëri, plot 1.7 milionë, votojnë kundër Ramës. Ndërkohë 1.9 milionë votues në diasporë votojnë Ramën (janë 3.6 milionë votues në total në lista). Rama fiton zgjedhjet. Çfarë ndodh?

Për ata 2.3 milionë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri do kenë mbi kokë një qeverisje që nuk e ka votuar asnjëri prej tyre. Do kenë mbi kokë taksat dhe ekonominë që nuk i ka votuar asnjëri, do kenë politikat shëndetësore e gjendjen e spitaleve që nuk i ka votuar asnjëri prej tyre, do kenë mbi kokë politikat arsimore dhe shkollat që nuk i ka votuar asnjëri prej tyre. Për ata 2.6 milionë shqiptarët që jetojnë jashtë do kenë mbi kokë jo Ramën, por politikat ekonomike, taksat, shëndetësinë, arsimin e Melonit, Sholcit, Makronit etj, për të cilat bile ata që kanë dyshtetësisë kanë votuar.  A është e drejtë?

Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri nuk kanë të drejtën e fjalës për asgjë që duhet të durojnë mbi kokë në përditshmërinë e tyre. Ata janë kavie eksperimentale, lojtarë NPC-je në një lojë PlayStation. Ku shqiptarët jashtë lozin me të sipas dëshirës pa patur asnjë pasojë direkt mbi kokat e tyre për lojën që lozin mbi kokën e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri. Për ata jashtë është PlayStation që hapet një herë në 4 vjet dhe pasi mbyllin lojën në PlayStation ditën e votimeve me Ramën fitimtar, i kthehen përditshmërisë së tyre me Melonin, Sholcin, Makronin etj.

Dhe derisa PlayStation të hapet pas 4 vjetësh shqiptarët brenda kompjuterit kanë një lojë tjetër dhe duhet të durojnë përditë mbi koke e tyre diçka që nuk kanë patur asnjëri prej tyre dëshirë, por ashtu e ka vendosur ai që loz PlayStation.  E kuptoni absurditetin e një situate të tillë?

Pikërisht për këtë arsye shumë vende e kanë të ndaluar apo e kanë kufizuar shumë të drejtën e votës nga diaspora. Flitet shumë për të drejtën e votës në kuptimin abstrakt, por askush nuk flet për përgjegjësinë që ke.  E drejta për të kryer diçka nuk duhet të të shmangë nga përgjegjësia mbi pasojat. Dhe votimi me PlayStation të shmang nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë pasi nuk i ke mbi kurriz pasojat ashtu si në një lojë kompjuteri.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10