Nga Endri Tafani

Skandalit të mbetjeve kimike nga Durrësi për Tajlandë iu shtua dhe skandali i mbetjeve kimike nga Durrësi për Kinë i ndodhur diku nga prilli 2024. Gjatë drejtimit të Pirro Vengut (2019 – 2024) si Drejtor i Portit të Durrësit, nga Porti i Durrësit kanë hyrë e dalë tonelata me drogë dhe mbetje toksike.

Këto janë dy bizneset kryesore, tipike dhe më fitimprurëse për Mafian Ndërkombëtare (më të vjetrit mund të kujtojnë serialin e Komisar Katanit cilat biznese të Mafias luftonte) dhe nën hundën e Pirro Vengut kanë kaluar lirisht, pa iu hyrë gjemb në këmbë nëpër Portin e Durrësit.

Tani mundësitë janë dy. Ose Pirro Vengu është i paaftë dhe nuk ia ka haberin se çfarë bëjnë vartësit, ose është i përfshirë vetë. Pyetja është pse Rama e gradoi më lart, nga Drejtor i Portit të Durrësit në Ministër të Mbrojtjes para një muaji?

Versioni i parë është që Rama nuk e kupton që është i paaftë. Versioni i dytë është që ka diçka tjetër pas. Do doja të ishte versioni i parë, që Rama nuk e kupton që është i paaftë, por ka dhe ngjarje të tjera që të bëjnë të dyshosh. Psh. bashkë me emërimin e Pirro Vengut nga Porti i Durrësit në Ministër Mbrojtje duke e bërë anëtar të Këshillit të Ministrave, direkt qeveria shqiptare propozon një ligj të ri për importin e mbetjeve.

Tani vërtet thonë që rastësia është mbret i botës, po kaq rastësi bashkë janë statistikisht të vështira për të ndodhur. Aq të vështira statistikisht sa i bie sa zgjidhja më thjeshtë dhe më e saktë matematikore çon tek mundësia e versionit të dytë të emërimit të Pirro Vengut si anëtar qeverie. Secili mund të ketë opinionet e tij, por matematika nuk është opinion.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11