
Marrëveshja midis Ramës dhe Melonit për strehimin e emigrantëve në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e Britanisë së Madhe. Kryeministri Keir Starmer, ka shfaqur interes për këtë çështje dhe ka pranuar se është i hapur për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri.
Meloni dhe Starmer do të takohen këtë të djelë, të datës 15 shtator, ku vetë Starmer konfirmoi se trajtimi i krizës ndërkombëtare të emigrantëve do të jetë një ndër çështjet kryesore që do të diskutohet. I pyetur nga gazetarët përpara takimit me Melonin, mbi këtë çështje, Starmer ka shfaqur interes.
“Le të shikojmë. Unë jam i interesuar si funksionon. Mendoj se edhe të gjithë të tjerët këtë po bëjnë”,- shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.

Gjithashtu ai është shprehur se pavarsisht se Meloni ka ide të qarta lidhur më këtë marrëveshje, duhet ende të presim për të parë rezultatin, pasi sipas tij janë ende ditët e para. “Ajo, natyrisht, ka disa ide të forta dhe shpresoj t’i diskutojmë ato me të. Le të shohim. Janë ditët e para. Unë jam i interesuar se si funksionon kjo, mendoj se të gjithë të tjerët janë. Është shumë, shumë herët.”- shkruan gazeta britanike “Daily Express”.
Edhe gazeta “Independent” e ka cilësuar se Starmer është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri dhe se mund të funksionojë si skema italiane. Ai gjithashtu cilësoi se kemi të bëjmë me sfida të ndryshme në vende të ndryshme. Por ende pritet se cfarë do të flitet në këtë takim midis dy palëve dhe nëse do të ketë ndonjë plan për emigrantët e Anglisë në të cilën do të jetë e përfshirë edhe Shqipëria.


