Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit.

Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi partia e saj , Partia e Autenticitetit dhe Modernitetit (PAM), fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar.

Emërimi i saj e bën atë gruan e dytë që drejton një qeveri në botën arabe, pas kryeministres së Tunizisë, Najla Bouden.

Ajo u emërua nga Mbreti Mohammed VI, i cili e zgjodhi atë si kryeministre në vend të kreut të futbollit në vend, Fouzi Lekjaa, një politikan i rëndësishëm i së njëjtës parti. El Mansouri, 50 vjeç, ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit dhe gjithashtu ka shërbyer si ministre në qeverinë e mëparshme të koalicionit.

Maroku është një monarki kushtetuese, por pjesa më e madhe e pushtetit mbetet në duart e mbretit.

Si Ceuta, futbolli dhe Izraeli ndikuan në zgjedhjet e Marokut

Në një konferencë për shtyp pas fitores, përpara se të shpallej kryeministre, El Mansouri u pyet nëse shteti do të duhej të bënte ndryshime për ta përshtatur rolin e saj me ceremonitë fetare myslimane ku merr pjesë mbreti, përfshirë namazet e së premtes dhe të Bajramit, ku burrat dhe gratë falen në seksione të ndara.

Ajo nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes, por në vend të kësaj vlerësoi mbretin, duke e cilësuar atë si “mbështetësin më të madh të grave” në vend.

“Madhëria e Tij është bartësi i urtësisë… Nëse më besohet përgjegjësia për të drejtuar qeverinë, do të jetë një nder i madh”, tha ajo.

El Mansouri është një nga gratë politikane më të njohura të Marokut. E diplomuar për drejtësi, ajo studioi në Universitetin Mohammed V në kryeqytetin Rabat, përpara se të vazhdonte arsimin në Francë dhe SHBA, ku u specializua në të drejtën e biznesit dhe të drejtën e korporatave. Ajo hyri në politikë pas themelimit të PAM-it në vitin 2008 dhe në vitin 2009 u bë gruaja e parë që shërbeu si kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Ajo u rikthye në këtë post pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Gjatë pesë viteve të fundit, ajo shërbeu si ministre për planifikimin territorial, urbanistikën, strehimin dhe politikën e qyteteve, nën ish-kryeministrin Aziz Akhannouch. Në shkurt 2024, ajo u bë koordinatore e koalicionit drejtues të PAM-it.

El Mansouri ka kundërshtuar portretizimin e saj si një “grua e hekurt”, duke thënë për revistën e PAM-it në vitin 2021:

“Unë nuk jam as grua prej çeliku dhe as prej hekuri… Jam një aktiviste e lirë.”

Ky shkrim është pronësi intelektuale e BBC

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5