
Me një postim të ashpër në Twitter, Elon Musk-u e quajti USAID-in amerikan si një organizatë kriminale që duhej të ngordhë. “USAID është organizatë kriminale. Duhet të ngordhë.”, – shkruan Musk-u në postim. Në një postim tjetër Musk-u shkruan se “USAID ka paguar organizatat mediatike për të publikuar propagandën e tyre“. Ai ka vijuar sulmet ndaj USAID-it duke thënë se ka financuar kërkime për armë biologjike. “A e dini se USAID, duke përdorur dollarët TUAJ të taksave, financoi kërkime për armët biologjike, përfshirë COVID-19, që vrau miliona njerëz?”- shkruan Musk-u.
Zyrtarë të lartë të USAID janë pezulluar nga detyra pasi u përpoqën fizikisht të ndalonin DOGE (ekipi i Elon Musk) nga hyrja në sistemet e Agjencisë. Dy zyrtarë të USAID, John Voorhees dhe zëvendësi i tij, u pezulluan nga detyra të shtunën vonë në mbrëmje pasi refuzuan t’u lejonin anëtarëve të DOGE hyrjen në sistemet e USAID. Anëtarët e DOGE kërcënuan se do të thërrisnin policinë pasi u refuzua hyrja. Ata po përpiqeshin të kishin akses në dosjet e sigurisë dhe personelit. Zyrtarët federalë janë të shqetësuar se Trump po përpiqet të përfshijë USAID brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-së, si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar korrupsionin dhe fryrjen e qeverisë. USAID ka rreth 10,000 punonjës, pa përfshirë kontraktorët, me 2/3 e tyre jashtë vendit. 60 anëtarë të USAID u pezulluan tashmë javën e kaluar pasi u përpoqën të anashkalonin urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump për ndalimin e ndihmave të huaja.


Shënim: Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Hashtag.al”. Kliko për të lexuar këtu.


