Nga Esiona Konomi

Në përfundim të procesit të transportimit të votës së diasporës, kompania postare DHL ka prerë fatura tatimore dhe i kërkon KQZ së vlerën e plotë të kontratës prej 9,2 mln euro. Faturat janë të pa detajuara, por janë thjesht të ndarë në muaj e dërgim/kthim, jo me numra konkrete se sa dërgime e kthime, e aq më pak të ndara sipas shteteve.

Report TV ka mësuar se KQZ ka refuzuar t’i paguajë faturat në këtë formë. Komisioni i ka kërkuar DHL-së të sjellë faturë të veçantë për çdo shtet që ka bërë transport dhe për çdo shtet të sjellë edhe kopje elektronike të firmave të zgjedhësve që kanë tërhequr zarfet zgjedhore.

Deri më tani DHL ka sjellë firmat për një pjesë të madhe të shteteve, dhe stafi i KQZ ka filluar punën për kontrollin e nënshkrimeve. Rezulton se krahas firmave të rregullta, ka raste kur në vend të firmës është një vizë, një pikë, ose mungon fare.

Burimet pranë KQZ pohojnë se do të paguhen vetëm transportet e zarfeve të rregullt me firmë, dhe jo ato që nuk kanë nënshkrim fare, apo kanë shenja të tjera si vizë (_) apo pikë (.) në vend të firmës. Deri më tani burime për Report Tv konfimojnë se DHL nuk ka marrë asnjë pagesë.

Se sa firma mungojnë, do të kuptohet në fund të procesit, kur KQZ të bëjë zbritje nga fatura e tenderit 9.2 mln eurosh. Transporti dhe shpërndarja e votave në diasporë u kritikua fort nga PD dhe vërejtjet nuk munguan as nga socialistët.

Për zgjedhjet e 11 majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë vota. 43 mijë të tjerë, ose nuk u takuan dot asnjëherë me postën, ose e tërhoqën zarfin, por nuk e kthyen votën e plotësuar në KQZ.

Pronësia intelektuale : “Shqiptarja.com” Esiona Konomi

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13