Ekonomia e vendit është rritur vitet e fundit me ritme mbi mesataren. Gjithashtu punësimi dhe pagat janë rritur me ritmet më të larta të dekadës, por nga ana familjeve me ndihmë ekonomike mbetet i njëjtë. Sipas të dhënave nga projekt buxheti i vitit 2025 vitin që vjen numri i familjeve që do të përfitojnë ndihmë ekonomike është rreth 62 mijë. Të dhënat zyrtare referojnë se familjet me ndihmë ekonomike aktualisht janë më të shumta në numër se në vitin 2019, ku sipas INSTAT ishin rreth 60 mijë familje.

Sakaq ekonomia pritet të rritet afërsisht me 4% vitin që vjen një ritëm gati dy herë më i lartë se mesatarja e dekadës së kaluar. Gjithashtu punësimi dhe pagat janë rritur dy vitet e fundit me ritme më të larta se mesatarja 2014-2020. Papunësia pritet të arrijë në 10.2 % në vitin 2024, niveli më i ulët historic, por ndërkohë varfëria dhe treguesit rreth saj po tregohen më kokëfortë.

Të dhënat mbi numrin e familjeve me ndihmë ekologjike për të gjeneruar të ardhura, të cilat mund ti nxirrnin nga varfëria. “Skema e Ndihmës Ekonomike do të mbështesë në vitin 2025 rreth 62 mijë familje me një vlerë financimi 7 miliard 232 milion lekë” thuhet në buxhetin e vitit 2025”.

Sipas të dhënave përfitimi mesatar për familje është 116,6 mijë lekë/vit (9700lekë/muaj, ose 320 lekë në vit, një vlerë kjo shumë më e ulët se kufiri i varfërisë relative të Bankës Botërore 6.7 USD në ditë. Historikisht ka një lidhje të dobët ndërmjet rritjes ekonomike të vendit dhe uljes së varfërisë.

Për të lexuar më shumë, klikoni artikullin “Monitor.al”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10