Nga Edvin Prifti


Një portal i pakualifikuar profesionalisht, si Faktoje.al, dhe i shpërfytyruar teknikisht dhe gjenetikisht, i pacipë kulturalisht, me gjenezë të panjohur, financim okult, tradicionalisht enigmatik, të deformuar antropologjikisht, agjenturor i plotë, me prejardhje nga vezore të deformuara dhe të prishura gjoja amerikane dhe fare të felliqur komuniste nga Kremlini, me gjuhë të zhubravitur harbute dhe plot ofendime, i veshur me sytjena pariziene dhe me çitjane me njolla urine, i parfumosur me “Dior” që mbulon djersën e palarë të injorancës, ka bërë një artikull në lidhje me çfare unë shkruaj në “FB” tim personal duke e përfunduar që Edvin Prifti ka bërë dhe më parë keqinformime mbi Covid19!

Turp për ju! E para as mos të guxoni të përmendni emrin tim në gojët tuaja të palara dhe buzët e lyrosura të injorancës suaj!

Për të qarë dhe për të qeshur me këta injorantë të paciptë, ameba që i qurraviten bukëdhënësit apo donatorit, gënjeshtarë të paskrupullt dhe mashtrues të ndyrë të popullit të tyre. T’ju vijë thjesht turp kushdo që të jeni! Për çfarë keqinformimi e keni fjalën ju të pacipë dhe të paaftë. Ku e keni ju aftësinë shkencore, kapacitetin intelektual dhe profesional të më gjykoni mua?!

Për çfarë keqinformimi më akuzoni mua?

1. Që thashë që në krye të herës në shkurt 2020, kur kurkushi as e mendonte që covid19 është bërë në laborator dhe kjo u vërtetua në dhjetor 2024?

2. Që thashë në mars 2020 se cilat ishin simptomat tipike të covid 19 si humbja e shijes dhe nuhatjes kur në Shqipëri as nuk dihej?

3. Që thashë në dhjetor 2020, që vaksinat e Covid19 janë thjesht terapi gjenetike dhe këtë e thotë hapur sot çdo agjenci që nga FDA dhe çdokush tjetër?

4. Që u thashë se ç’është Covid19 kur askushi s’e kishte idenë?

5. Që thashë që vaksinat e Covid19 mund të kenë probleme të mëdha dhe kjo po verifikohet çdo ditë, jo nga unë, por nga çdokush në botë.

6. Për çfarë keqinformimi e keni fjalën kur unë citoj studime të kryera nga shkencëtarë kudo në botë me emër dhe mbiemër? S’jeni dakort me ta. Ok! Por kjo nuk ju jep asnjë të drejtë të mashtroni dhe të më fyeni mua! Pse nuk merreni me ata që bëjnë studimet dhe institucionet ku ata punojnë?

7. Për  çfarë keqinformimi kam bërë unë kur për hir të së vërtetës që thashë, m’u vërsulën dhe më bënë pis?

Të nderuar mashtrues të pacipë dhe modele të paaftësisë. Unë s’kam keqinformuar kurrë jo vetëm për Covid19, por për asgjë tjetër. Unë kam bërë veç detyrën si njeriu me nivelin më të lartë shkencor në Shqipëri ndaj shkencës dhe popullit tim dhe nuk jam penduar asnjë sekondë për këtë pasi marr qindra mesazhe pothuajse çdo ditë që më falenderojnë! Manipulimi që ju doni të bëni duke më akuzuar për keqinformim, tregon qartazi se sa e rëndë është makineria që më persekuton tash e pesë vjet, por asgjë nuk mund të më pengojë të them të vërtetën që unë mendoj, pavarësisht se përballë kam disa subjekte teper primitive të evolucionit Darvinian siç jeni Ju! Boll me mashtrimet tuaja”të nderuar” Faktoje.al, merruni më mirë me ideologjinë tuaj si woke, transgenderizmin etj të cilat pa dyshim i njihni më mirë se mua, mos u fusni në fusha që nuk keni dijeni se përndryshe bëheni vetëm qesharakë dhe fare të pabesueshëm! https://faktoje.al/i-dyshimte-studimi-mbi-rritjen-e…/ Ndërkohë një portal tjetër i po të njëjtit format, portal politik me ç’di unë siç siç është, reporter.al bën një artikull tjetër qesharak duke iu referuar disa postimeve të miat duke bërë interpretime komplet të disfazuara, mundohen të flasin për shkencë të gjorët pa ditur ç’thonë. Po nejse ky është problemi i tyre. Në fund përmendin një kolegun tim Dr. Erion Dasho, epidemiolog dhe specialist në telemedicinë i cili na paska bërë një postim sips tyre kundrejt meje te cilin e perfundon: “Një konspiracionist jo mjek që deklaron se toka është e sheshtë, është thjesht zbavitës, ndërsa një mjek konspiracionist është i rrezikshëm”. Unë nuk e kisha parë këtë postim deri tani, por u detyrova nga reporter.al ta shikoj.

Unë nuk besoj dhe nuk dua ta besoj që z. Dasho e ka patur me mua këtë postim pasi më njeh mirë dhe emrin tim nuk e përmend në këtë postim, pasi në të kundërt do të kishte marrë përgjigjen time në çdo pikë! Por nëse e ka me mua këtë shprehje (sikurse shprehet reporter.al duhet të ketë informacione në lidhje me insinuatat e z. Dasho), duhet të dijë që unë nuk jam aspak konspiracionist. Kur unë kam folur i pari për Covid19, personat që sot flasin nuk ia kishin idenë për çfarë flitej dhe fshiheshin në shtëpitë e tyre! Nëse kjo shprehje që Z. Dasho ka përdorur ka të bëjë me mua, atëherë ai në një mënyre indirekte edhe pse mbase duke më bërë pis, shkon paralel me institucionet tona të drejtësisë dhe shërbimeve, Zj Kim, neoliberalistët, persekutorë dhe vrasës, sigurisht duke u puthur edhe me kundërshtarët e tij politikë duke qënë se z. Dasho ka qenë kandidat për opozitën në zgjedhjet e fundit mesa mbaj mend, etj se sa “i rrezikshëm” paskam qenë unë?!

Do më vinte jashtëzakonisht keq nëse Z.Dasho ta kishte menduar këtë gjë. Dhe në përgjigje të këtij komenti, unë mendoj që konspiracionistë janë ata që mbrojnë dhe mbështesin konspiracionin e madh, kur z. Dasho dhe të tjerë akoma flasin që covid19 erdhi nga lakuriqi i natës së Kinës, apo kur mbështesin fyejtë e institucioneve tashmë të diskretituara si “OBSH-ja” ndërkohë që Shtëpia e Bardhë tashmë e ka bërë zyrtare që Sarscov2 që shkaktoi Covid19 doli nga laboratorët! (më poshtë keni faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë). Kur dikushi quan dikë komplotist, më vjen të qesh, më duket sikur shoh disa enverë të vegjël, që akuzonin shokët si komplotistët e naftës, ekonomisë e ushtrisë. Është fjalë shumë qesharake dhe autofenduese për atë që i përdor, por mbase çdo shqiptar dëshiron të jetë një enver i vogël pasi siç thotë dhe Plutoni: “Ëndrra më e madhe e një skllavi është të skllaverojë skllevërit e tjerë!” https://www.reporter.al/…/mediat-online-i-bejne-jehone…/

Në konkluzion, një pyetje kisha unë për këto porthale aspak profesionale, një pyetje që bazohet në ato çka thonë vete ata. Si është e mundur që vetëm një zë, i një qytetari të thjeshtë si puna ime, një zë i një njeriu të bërë pis, të shkallmuar, dërrmuar, vjedhur dhe përbaltur, paska një influencë të tillë në dhjetra portale, medie e qindra mijëra qytetarëve dhe përrallat e këtyre porthaleve nuk zënë vend, por mbeten si jashtëqitje interneti? Mendojeni! Nuk jam unë i rëndësishëm, por e vërteta është e rrezikshme dhe E VËRTETA VRET!



LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13