Mbrojtja e Ballukut dhe kërcënimi me burg për qytetarët e thjeshtë që nuk paguanin dot faturat e enegjisë elektrike, shkaktuan debat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës për mediet. Meta e pyeti Ramën për standarte të dyfishta për ndëshkimet penale, duke i kujtuar se si ai ka kërcënuar me burg. Kreu i qeverisë kundërshtoi pretendimet e Metës duke thënë se paralajmërimet ishin bërë vetëm për rastet e vjedhjeve. Tensioni u shtua kur Rama i kërkoi të mos e kthente në debat politik konferencën e cila u ndërpre për 5 minuta pushim me kërkesë të Ramës për të qetësuar situatën dhe të vijonin normalisht, ndërsa njoftoi se Meta ishte përjashtuar përgjithmonë nga konferencat e tij. “Keni deklaruar më herët burg për ata që nuk paguajnë dritat, për ata që abuzojnë me hapësirat publike dhe burg për ata që parkojnë dysh. Pse në rastin e Belinda Ballukut i thatë “Jo burgut”? Pse mbahet ky standard i dyfishtë? Personat me imunitet ruhen nga burgu, ndërsa qytetarët shkojnë në burg për vepra të tilla?”

Kjo pyetje zemëroi Ramën. “Unë kam thënë “burg” për ata që vjedhin dritat. Pse më ndërhyn tani? Këtu fillon mitingu… Kjo nuk është për të bërë miting. Nuk është debati, por pyetja dhe përgjigja. Gjërat që ti kërkon, si gjithmonë, janë përgjigjet që do ti. Me shumë qetësi pres që të mbarojë pyetja jote e gjatë dhe me komente përkatëse, për të dhënë fjalën e lirë deri në fund, nëse Qimi ma jep fjalën. Nëse Qimi s’ma jep lejen…”

Gazetarja Ambrozia Meta tregon çfarë e acaroi Ramën

Gazetarja Ambrozia Meta në një intervistë për “Syri TV” tha se Rama e ndeshi në korridor pas debatit dhe e kishte njoftuar se e kishte përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Ajo sqaroi se iu hoq mikrofoni disa herë, ndërsa në sallë i kishte kujtuar kreut të qeverisë se ai ka shpallur investitorë strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, “Vizion Plus”, “Top Channel” edhe “TV Klan”.  

“Po. Në fakt në momentin që ka përmendur emrin e Çim Pekës me ironi ose siç e përdor gjithmonë me term fyes, unë i kam kërkuar që ta lërë jashtë drejtuesin e televizionit dhe të kthejë përgjigje për pyetjen. Më pas ai ka nisur një sulm sa i përket “Syri-t”, pra televizionit, duke pretenduar se ka një dosje për pastrim parash në prokurori, gjëra të tjera, për të cilat unë i kam thënë, ajo dosje për të cilën ju flisni, i keni kërkuar ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj që ta hetojë dhe nuk ka gjetur gjë nga ai lloj hetimi”,-tha Meta.

Duke sqaruar nisjen e tensionit ajo shtoi se: “Në këto momente Rama është acaruar akoma më shumë, ka vijuar le të themi përplasja dhe ka fokusuar gjithë sulmin tek televizioni dhe duke e referuar pikërisht këtë gjë. Në ato momente që ka nisur sërish të flasë për hetimin ndaj televizionit, unë i kam thënë që kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë prokuroria. Në momentin kur ka nisur të flasë për paratë me të cilat mbahet televizioni, i kam kujtuar që ai është njeriu që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, “Vizion Plus”, “Top Channel”edhe “TV Klan”, për të mos kaluar pastaj tek biznesmenët e tjerë të televizioneve që i dalin në dosjen Balluku që i ka favorizuar me tendera”-tha Meta.

Ajo shkon më tej duke dhënë detaje: “Nw momentin që ai është shprehur i shqetësuar për paratë me të cilat mbahet televizioni, unë i kam kujtuar paratë që qytetarët kanë humbur në tunelin e Llogarasë dhe i kam thënë, ju lutem meqë shqetësoheni, na thoni ku shkuan 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë. Kjo e ka acaruar pak më shumë situatën. Në këto momente kryeministri, siç ju e keni parë, ka ndërprerë konferencën për të kaluar në një pushim”.

Meta tregon për debatin në korridor: “Në momentin që ka ndërprerë konferencën, ka dalë dhe më ka thënë që duhet të dalësh jashtë nga konferenca. Në momentin që unë kam shkuar për të dalë jashtë, për të mos e agravuar më shumë situatën, ka qenë një punonjës i gardës që nuk donte të më lejonte të dilja, sepse në ato momente Rama ishte duke kaluar në korridor. Dhe unë i kam kërkuar ta hap derën sepse për sa kohë që më kërkoi daljen nga konferenca, unë doja të largohesha. Dhe në këto momente ne jemi përballë sërish në korridor, ku kryeministri më ka thënë që je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Pra më ka nxjerrë jashtë. Pra kam marrë karton të kuq në kryeministri, nuk mund të hyj më në konferencat e tij”.

Ambrozia Meta kujton të gjitha herët që kreu i qeverisë e ka shmangur në konferenca: “Nuk është hera e parë në fakt që kryeministri bën këtë gjë. Ky ka qenë debati im i përhershëm me Ramën që tetë vjet dhe Rama e di shumë mirë që unë nuk e lejoj asnjëherë në momentin që unë bëj një pyetje për çështje të interesit publik, ta anashkalojë këtë gjë duke u munduar të sulmojë dhe duke kujtuar televizionin, drejtuesit e televizionit apo duke hyrë në sulme personale. Dhe kjo ka qenë pak a shumë gjithë kronologjia e sherrit edhe e situatës që u krijua në kryeministri”,- tha gazetarja.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11