Në podcastin e tij të fundit, Edi Rama kishte të ftuar “tre petale të Partisë Socialiste”, siç i quan ai. Gjatë këtij podcasti ata diskutuan tema të ndryshme, nga shëndetësia e deri te emigracioni. Për këtë të fundit, Rama theksoi se situata nuk është më e njëjtë si më parë. Sipas tij, të gjithë mund të largohen apo të shkojnë ku ata e shohin më të arsyeshme, por nuk duhet të presin të njëjtat kushte si ata që emigruan para tyre. “Nuk është më koha që mund të kursehet përtej atyre që konsumohen dhe që mund të akumulosh kapitale, si ato që kanë akumuluar ata që ikën në vitet ’90″, – tha Rama.

Sipas Ramës: “Ata që iknin në një periudhë të mëparshme mund ta vinin kapitalin. Sot, unë sfidoj këdo: të ikësh sot është të mos… domethënë, mund të ikësh, të gjithë kanë të drejtë të ikin dhe të vijnë. Por, të ikësh sot, duke u nisur vetëm nga pamja e parë e pagave dhe nga historitë që ke dëgjuar, nuk di se çfarë të pret atje. Nuk është më koha që mund të kursehen përtej atyre që konsumohen dhe që mund të akumulosh kapitale, si ato që kanë akumuluar ata që ikën para viteve ’90 ose deri kur filloi kriza.”

Rama gjithashtu theksoi se shqiptarët kanë një avantazh të madh, pasi Shqipëria është vendi i parë në Europë për pronësi shtëpish. “Gjithë stresi që kanë sot qeveritë në Bashkimin Europian lidhet me faktin që shtëpitë janë bërë të pakapshme, ndërkohë që ne kemi një fat shumë të madh, sepse jemi vendi i parë në Europë për pronësi shtëpish. 94% e shtëpive në Shqipëri janë pronë e njerëzve, ndërsa jashtë është bërë e pamundur për shkak të krizës së strehimit. Puna e mirëpaguar është një tjetër problem, por duhet pasur parasysh që nuk ka më emigracion si më parë.”

Në minutën 41:11 gjendet deklarata e Ramës.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5