Zv.kryeministrja Belinda Balluku është regjistruar në proces hetimor për “Shkelje në tendera”. Kreu i qeverisë Edi Rama reagon pas disa orësh për lajmin. Në një intervistë për “Deutsche Welle” Rama tha: “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet edhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.”Rama konfirmon me këtë dalje vërtetësinë e marrjes nën hetim të Ballukut. Ajo që bën përshtypje është se Rama ka përdorur mediatikisht argumentin e zakonshëm kur njerëzit gjenden nën hetim “jemi të pafajshëm sa ta thotë gjykata”, ndërsa deputeti demokrat Gazment Bardhi deklaroi dje se Rama ka telefonuar prokurorin Prençi në lidhje me çështjen e hetimit të Ballukut. Rama po kështu nuk ka hezituar të hedhë vrer mbi kundërshtarët e tij politikë duke pretenduar se ka medie që i shërbejnë PD-së. Mirëpo ditën e djeshme u vu re se ishin pikërisht ato media afër qeverisë së tij që e fshehën plotësisht lajmin.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është nën hetim nga Prokuroria Speciale. Ajo akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera”. Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur fletëthirrja e prokurorit Dritan Prençi. Sipas gazetares Klodiana Lala në fletëthirrje shkruhet se Balluku duhet të shoqërohet nga një avokat të hënën në SPAK. Kjo kërkesë parashikon që Ballukut mund t’i komunikohet zyrtarisht akuza. Zv.kryeministrja në varësi të zhvillimit të hetimeve rrezikon të ndiqet penalisht, pa masë sigurie, duke u shmangur kështu edhe kërkesa për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.

Denoncimet e depozituara:

Pas nisjes së hetimeve ndaj Ballukut, janë ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj dhe në zyrë. Në shënjestër janë çështje që lidhen me ish-kreun e “ARRSH-së”, Evis Berberi. Ai është në burg i akuzuar për “Korrupsion” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”. Bashkë me Berberin, ka dyshime edhe mbi kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe Gentian Gjylin, referuar akuzave për abuzime në “OSHEE” dhe “KESH”. Balluku ka patur akuza publike nga opozita për tenderat në Tunelin e Llogarasë që u përfitua nga një kompani turke në vlerën prej 50 mln euro dhe kostoja dyshohet se është rritur dhjetëra milionë euro, ndërsa nuk dihet ende nëse hetimi ka të bëjë edhe me çështjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës.

Më herët kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se Ballukut i është firmosur nga kreu i SPAK-ut një shkresë për aferat në Parkun Fotovoltaik në digën e Zadejës. Sipas tij “KESH-i” ka lidhur një kontratë me vlerë 8.13 milionë euro, ose 97% e fondit limit të tenderit, procedim penal i regjistruar me numrin 226/2024. “KESH” ka lidhur një kontratë në vlerën e 8.13 mln eurove, kur investitorët privatë e realizojnë për vetëm 3 milionë euro. Të paktën 5 milionë euro, opozita ia ka faturuar direkt zv.kryeministres Belinda Balluku.

Dyshime për ndërhyrje të Ramës në SPAK

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi përmes një mesazhi në rrjete sociale ka shtruar 5 pyetje, ku ka hedhur dyshime se kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndërhyrë për të mbrojtur Ballukun nga përballja me drejtësinë:

1- A është e vërtetë që prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka thirrur për javën që vjen, me synim komunikimin e statusit “e pandehur” Zëvendëskryeministren Belinda Balluku?

2- A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anuluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?

3- A ka sajur Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?

4- Pyetje direkte për Drejtuesin e SPAK-ut z. Altin Dumani: A jeni ju në dijeni të presionit të mundshëm ndaj Prokurorit të Posaçëm z. Dritan Premçi dhe a jeni ju duke përmbushur rolin tuaj për të mbështetur prokurorin?

5- Cili autoritet brenda SPAK po përpiqet të bëjë kozmetikën mediatike në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe për çfarë arsyeje?

E vërteta e procesit të hetimit

Pas nisjes së hetimeve ndaj Ballukut, janë ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj dhe në zyrë. Në shënjestër janë çështje që lidhen me ish-kreun e “ARRSH-së”, Evis Berberi. Ai është në burg i akuzuar për “Korrupsion” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”. Bashkë me Berberin, ka dyshime edhe mbi kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe Gentian Gjylin, referuar akuzave për abuzime në “OSHEE” dhe “KESH”. Balluku ka patur akuza publike nga opozita për tenderat në Tunelin e Llogarasë që u përfitua nga një kompani turke në vlerën prej 50 mln euro dhe kostoja dyshohet se është rritur dhjetëra milionë euro, ndërsa nuk dihet ende nëse hetimi ka të bëjë edhe me çështjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës.

Më herët kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se Ballukut i është firmosur nga kreu i SPAK-ut një shkresë për aferat në Parkun Fotovoltaik në digën e Zadejës. Sipas tij “KESH-i” ka lidhur një kontratë me vlerë 8.13 milionë euro, ose 97% e fondit limit të tenderit, procedim penal i regjistruar me numrin 226/2024. “KESH” ka lidhur një kontratë në vlerën e 8.13 mln eurove, kur investitorët privatë e realizojnë për vetëm 3 milionë euro. Të paktën 5 milionë euro, opozita ia ka faturuar direkt zv.kryeministres Belinda Balluku.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5