Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Enegjetikës, ndërkohë që SPAK ka kërkuar arrestimin e saj. Bashkë me Ballukun janë larguar nga qeveria ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali. Balluku zëvendësohet nga Albana Koçiu e cila ka mbajtur postin e ministres së Brendshme e tani do drejtohet nga Besfort Lamallari. Toni Gogu është emëruar si ministër Drejtësie duke zëvendësuar  Besfort Lamallarin. Elisa Spiropali ia lë vendin Ferit Hoxhës. Pasardhës i Ballukut në ministrinë e Infrastrukturës është caktuar Enea Karakaçi.  Vengu pasohet nga Ermal Nufi në krye të ministrisë së Mbrojtjes dhe Toni Gogu, nga Eriona Ismaili. Pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, Rama ndryshoi gjysmën e qeverisë, ku bashkë me Ballukun, kapi lapsi edhe Spiropalin e Vengun.

Ai në të paktën 100 minuta fjalim u ndal te imuniteti i Ballukut, duke thënë se do shprehet vetëm pasi të ketë folur edhe Komisioni i mandateve. Rama përsëriti se Balluku nuk është e akuzuar për korrupsion, por për shkelje të barazisë në tendera, theksoi se e ka refuzuar tre herë dorëheqjen e saj. Ai ka kundërshtuar dorëheqjet automatike sa herë që ngrihen akuza. “Praktika e dorëheqjes morale nuk zbatohet njësoj në të gjitha vendet europiane dhe se mekanizmi i qeverisjes nuk mund të “kurdiset e ç’kurdiset” sa herë që prokuroria ngre një akuzë”, -shtoi Rama.

Duke mbrojtur deri në fund Ballukun, Rama tha se janë hedhur akuza që shumë i besojnë si të vërteta. Që orej 3 ditësh Rama na sjell shembuj ku sipas tij shembja e rrugëve ndodh edhe ne Itali, Portugali e së fundmi edhe në Greqi: “Ka disa ditë që flitet për rrëshqitje të rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas. Një rrëshqitje më dramatike po ashtu edhe në një autostradë nga më të reja e Greqisë dhe tenxheret e Greqisë nuk janë pa presion,  dhe nuk kanë asnjë ngjashmëri me këtë lemeri këtu që edhe tokën e lëviz korrupsioni. Ndërkohë që në atë aks po bëhet një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës që do jetë një tjetër krenari e qeverisë” -vëren Rama.

Rrëshqitja e rrugës Korçë-Ersekë dhe riparimi i saj sot me fondet e sipërmarrësit ka siguruar një rrugë që u mbetet shqiptarëve, sipas tij dhe këto problematika pra nuk qenkan vetëm shqiptare, madje vijon të justifikojë Ballukun kur thotë se: “Dhe më e bukura e besojnë që një ministre lan makinën me 10 mijë euro se mbase i hidhet shkumë dhe qumësht dallëndysheje dhe dallëndyshet vriten me pushkë nga ministri tjetër dhe me puplat e tyre shet jastëkë”.

Ai u rikthehet akuzave të opozitës për pronat e Ballukut: “E besojnë që dikush tjetër ka 300 shtëpi, dy anije dhe ndaj vetë zorraxhinjtë e lavazheve, ngaqë kanë shpëlarë kaq gjatë trutë e tyre duke përsëritur këtë refren i besojnë referencës së korrupsionit në Shqipëri”.

Për të gjitha akuzat në emër të Ballukut Rama tha: “Ata rrinë atje dhe presin të dalë rrëzimi i regjimit, por i del po i njëjti Noc Rroku. Po të shihni Malin e Zi është bashkë me ne, ka të njëjtat probleme si ne, por a keni parë ju ndonjë bombë artizanale që të shpërthejë në gazetat e botës? Asnjëherë, jo se atje nuk ka opozitë por sepse atje, është një plak i marrë që tërheq pas vetes 500 të marrë për të cënuar imazhin e Shqipërisë, duke shpërndarë fotografi”.

Në një analizë të qëndrimit të Ramës, gazetari Andi Bushati tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në TV “MCN” tha se në fjalimin e Ramës për drejtësinë pati një tentativë për negocim, por jo me SPAK-un, por me ndërkombëtarët pasi e ndjen rrezikun që mund t’i vijë nga jashtë. “Ai e di që për një mijë vjet nuk i vjen e keqja nga SPAK-u. Ai mendon se e ka përtej kufijve rrezikun”. Duke iu referuar fjalës së Ramës kur tha se: “Më thirrën shokët socialistë dhe më kërkuan se ti je fajtori që i ke hapur kaq shumë rrugë kësaj drejtësie. Ne kemi patur personazhe publike, që kanë qenë mbështetës të reformës dhe sot më kërkojnë llogari, si intelektualë publikë, që kjo reformë ka dështuar. Por unë megjithëse i dëgjoj, jam i bindur se duhet të vijojmë përpara”-citon Bushati, Ramën.

“Rama u drejtohet ndërkombëtarëve, u thotë ju në 2016 ngritët një koalicion të madh pro reformës. Ky koalicion brenda PS dhe në publik po shkërmoqet. Unë jam garanti i vetëm që mund ta çoj përpara produktin tuaj, prandaj mua më ruani. Ky është në leximin tim, ftesa për negocim e Ramës. Po më godisni, më hani shokët por jo mua”, vijoi Bushati. 

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14