Një nga vendimet e para të muajit Gusht i kryeministrit Edi Rama është dhënia në përdorim e bregdetit përballë kompleksit të tij në Gjirin e Lalëzit, biznesmenit Artan Dulaku.

Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të datës 1 Gusht, rezulton se kompania e Dulakut, “Concord Investment”, do të marrë brigjet dhe zonën përkatëse përballë kompleksit “San Pietro”, për një afat 30-vjeçar. Ky është një ndër investimet të shpallura si strategjike nga qeveria prej disa vitesh.

Sipas vendimit të fundit, përdorimi i brigjeve dhe i zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror, të përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi për turizmin, përkundrejt pagesës së tarifës, në përputhje me tarifën e plazheve, të përcaktuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës.

Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit thuhet se do derdhen në buxhetin e Bashkisë Durrës.

Investimi i Dulakut është shpallur si investim strategjik që në vitin 2017, me një fond investimi fillimisht 88 milionë Euro.  Projekti është i ndarë në dy hapësira të mëdha: hoteleri me 5 yje, me 500 dhoma dhe fshat turistik e ambjente shërbimi.

Foto nga vizita e kryeministrit Edi Rama në hapjen e Tirana Industrial Park në Prill 2023, ku shihet krah biznesmenit Artan Dulaku

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11