
E.B kalon kohë në celularin e saj përafërsisht 8 orë në ditë, por asaj kjo i duket mëse normale pasi siç na tregon vetë, shoqëria që atë e rrethon shpenzon deri në 16 orë. Pas një reflektimi, ajo na rrëfeu se po e ndiente që e gjithë kjo, ishte një kohë e çuar dëm dhe e shpenzuar në mënyrë të padobishme.
Dhe si veproi për ta ndrequr? Si ja doli të dilte nga kjo varësi? Mori një vendim dhe siç na tregon më tej, e gjitha kishte të bënte me fokusin. Nuk po i kushtonte më vëmendje gjërave të padobishme 8 orë në ditë, por i hodhi sytë nga pasionet e saj. Dalëngadalë celulari po qëndronte më shumë mbi tavolinë.
Mësuesja A.I një ditë zgjodhi që në vend të temës mësimore të planifikuar në program, të kishte një bashkëbisedim me nxënësit, duke folur me ta për lojërat që bënin në celular. Ajo që vuri re perveç faktit se të gjithë fëmijët ishin përdorues, ata kalonin me orë të tëra, pas përfundimit të mësimit duke u argëtuar nëpërmjet lojërave të cilat nuk kontrolloheshin nga prindërit dhe janë çedukuese për ta.
Njëri prej fëmijëve të klasës, tha diçka të papritur për grupin, ai me të vërtetë e përdorte celularin për videolojëra, por videoloja e preferuar e tij ishte shahu.
Por në të vërtetë a po e teprojmë ne me përdorimin e celularit? Deri ku duhet të jetë kufiri? A mundet ne të shkëputemi nga teknologjia, apo sot ky tingëllon si një mision i pamundur?
Për të gjetur përgjigjet, Gogo.al hapi debatin me komunitetin e audiencave duke i ftuar për të ndarë përvojat e tyre.
Por cili është mendimi i një mësuesje, e cila kohën më të madhe e kalon me adoleshentët?
Po një drejtor shkolle që e shikon situatën më gjerë dhe është i përfshirë me mosha të ndryshme të të rinjve?
Megjithatë psikologia mendon se ka disa zgjidhje për të pasur një marrëdhënie më të shëndetshme me celularin.
Jep dhe ti mendimin tënd! Për të votuar klikoni “KËTU”



