“Po shkëlqen si një vejushë e ardhshme”, moderatori e humoristi Jimmy Kimmel bëri batutë për Zonjën e Parë të SHBA-ve, Melania Trump. Teksa komentoi sulmin me armë brenda në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, ai e përforcoi duke shtuar: “Në rastin e një emergjence mjekësore të presidentit tonë, a kemi një doktor në sallë, oh, më falni. A kemi një Jezus në sallë? I ngatërroj gjithmonë.” Fjalët Kimmelit kanë shkaktuar zemërim në familjen Trump. Presidenti dhe bashkëshortja e tij kanë kërkuar pushimin nga puna të Kimmelit. Në një postim në rrjetin social “Truth social” Trump e quajti shakanë e moderatorit “Thirrje të neveritshme për dhunë”, ndërsa Melania Trump tha se: “Fjalët e tij thellojnë sëmundjen politike në Amerikë dhe se njerëz si Kimmeli nuk duhet të kenë mundësinë të hyjnë në shtëpitë e amerikanëve çdo mbrëmje për të përhapur urrejtje”.

Sipas “Politico” Melania Trump ka ngritur zërin që “ABC” të mos e mbrojë më Kimmelin. Vetë presidenti Trump në një postim në rrjetin e tij “Truth social”, tha se fraza ishte tronditëse. Qëndrimi i Kimmelit erdhi gjatë një fjalimi me nota komike edhe pas situatës së krijuar në Shtëpinë e Bardhë ku një person i identifikuar si Cole Thomas Allen, hapi zjarr në ambientet ku festonin të paktën 2500 persona mes tyre edhe krerët më të lartë të administratës amerikane. “CBS News” shkruan se Allen synonte të sulmonte “zyrtarët qeveritarë”, ndërsa një roje sigurie u plagos lehtë gjatë të shtënave dhe u dërgua në spital.

Kush është Jimmy Kimmel

Jimmy Kimmel ka arritur kulmin e karrierës së tij me moderimin e “Jimmy Kimmel Live”. Emri i tij lidhet me prezantimin e ceremonive e shfaqeve të çmimeve të mëdha. Në vitin 2025 u tërhoq pas komenteve që bëri mbi vrasjen e Charlie Kirk ku batuat e tij ndezën një debat, por edhe vunë në provë limitet e të drejtave dhe lirisë së fjalës. “Britannica” kthehet pas në kohën kur ai nisi të zotëronte të folurën në publik që në shkollë të mesme duke moderuar intervista në shkollë të mesme në një radio lokale kolegji në Las Vegas i frymëzuar nga David Letterman. Nuk u largua nga radio, përkundrazi ndërpreu studimet dhe iu përkushtua plotësisht moderimit të “The Me and Him Show”, një program radiofonik i mëngjesit në Seattle. Kjo i dha formë më të plotë sensit të tij të humorit duke e kthyer në një prej folësve më simpatikë të programeve radiofonike.

Pas një audicioni për fashën e orarit 12:05 të natës, ai fitoi duke nisur në “ABC” progamin më të suksesshëm “Jimmy Kimmel Live!” në vitin 2003. Fillimet ishin të vështira, ai nuk kishte audiencën që priste. “Ndër rubrikat më të njohura komike ishin “Celebrities Read Mean Tweets”, ku personazhe të famshme lexonin komente fyese të shkruara për ta në Tëitter, dhe “This Week in Unnecessary Censorship”, ku fjalë të zakonshme në video censuroheshin sikur të ishin fyerje. Kimmel përfshiu gjithashtu anëtarë të familjes së tij, si Cousin Sal dhe Aunt Chippy, në disa segmente të përsëritura, shpesh të bazuara në shaka që ai kishte bërë që në fëmijëri”, citon “Britannica”. Krahas programit televiziv e radios, Jimmy Kimmel ka interpretuar edhe në filma e seriale televizive shpesh duke luajtur veten e tij si edhe ka dubluar në filma të ndryshëm.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13