
Pas arrestimit të tij, Erion Veliaj ka reaguar disa herë përmes profilit në “Facebook”, duke bërë akuza të rënda ndaj prokurorit Ols Dados . Në postimin më të fundit, Veliaj pretendoi se Dado e kishte quajtur atë “ndyrësirë”, një akuzë që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm nga organet e drejtësisë. Pas këtij vendimi, GJKKO-ja publikoi menjëherë procesverbalin përkatës duke përgënjeshtruar deklaratat e Veliajt.
Fragmenti i publikuar nga Veliaj tregon sipas tij, momente nga seanca e GJKKO-së, ku Dado e quan atë “ndyrësirë” dhe e akuzon se po e kërcënon. Veliaj e quan këtë ngjarje një “thertore të Erion Kasapit” dhe e kritikon ashpër gjuhën dhe sjelljen gjatë procesit.

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”.

“Sipas verifikimit të bërë në sistemin audio të seancës gjyqësore, në intervalin kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM, për të cilin Veliaj bazohet në postimin e tij, dhe nga procesverbali i seancës, nuk ka asnjë shenjë që prokurori Ols Dado ka përdorur fjalën “ndyrësirë” ose ndonjë fjalë të ngjashme ndaj Veliajt. Ky reagim zyrtar nga ana e GJKKO ka përgënjeshtruar akuzat e ngritura nga Veliaj. “Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë. Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.”- shkruhet në njoftimin e GJKKO-së.
GJKKO përgenjështron transkriptin e publikuar nga Veliaj me prokurorin Ols Dado: Nuk është përdorur fjala "ndyrësirë" nga prokurori në asnjë moment
Posted by Gogo.al on E hënë, 24 shkurt 2025
“Gazeta Tema” publikoi një pjesë të audios nga diskutimi i Veliajt dhe Dados.


