
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ditën e djeshme postoi një video teksa shfaqej në rezidencën e presidentit të Trump-it në Mar-a-Lago. Video e cila u komentua duke vënë në pikëpytje fantazinë e Shehajt se kishte marrë një ftesë nga Trump-i, edhe pse Shehaj u shpreh në video se nuk ishte këtu për interesin e tij por për të lobuar për interesin e qytetarëve.
“Unë jam këtu në këtë vend ku pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kërkojnë të vijnë duke lobuar me paratë që u kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë në fakt, unë nuk jam këtu për interesin tim por jam këtu për të lobuar për interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e Shqipërisë. Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë drejtësinë, të mbështesi luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit në Shqipëri. Por nuk mund të presim vetëm nga SHBA por duhet të bëjmë dhe pjesën tonë. Duhet që përfundimisht të heqim dorë nga partitë e vjetra dhe të shikojmë drejt së ardhmes.” – u shpreh Shehaj. A është kjo video një tentativë e Shehajt të tërheqi vëmendje në një kohë pranë zgjedhjeve? A po përpiqet ta shesë videon si një mbështetje nga Trump-i?
Gazeta “TEMA” e quajti Shehajn ‘njeri deluzional’ duke e cilësuar si një lajm absurd që Shehaj mendon se duke bërë një fotografi para Mar-a-Lago, mund ta paraqesë këtë si mbështetje nga administrata e Trump-it. Gjithashtu në lajm shkruhet se presidenti Trump ka një njohje konfidenciale me Agron Gjekmarkajn dhe ka qenë në pritje të tij, por jo të Agron Shehajt. Ndërsa media të tjera shkruajnë se Shehaj udhëtoi deri në Mar-a-Lago por nuk arriti të takonte Trump-in. Nuk ka ende një koment nga vetë Shehaj lidhur me reagimet mbi publikimin e videos së tij.
Në Mar-a-Lago për të shtyrë përpara interesin e Shqipërisë! #agronshehaj #mundesia #partiamundesia
Posted by Agron Shehaj on E mërkurë, 19 mars 2025


