Gogo.al ka vendosur që gjatë kësaj fushate të sjellë momente të çuditshme apo të sikletshme nga politikanët gjatë fushatave të tyre, intervistave apo premtimeve “të mëdha” të bëra nga vetë ata. Videot e përzgjedhura do të jenë pa komente.

Pjesë e takimit përmbyllës në Fier të PS-së iu është bashkuar dhe aktorja Delinda Disha, duke u shfqaur si një fallxhore që i shikon filxhanin kryeministrit Rama. “Ta pashë filxhanin motra jote herën e parë, ti gjeta të gjitha. Me porte, me aeroporte, me hekurudha, vetëm Shellin na u vonua. Por nuk është faji është Lushit është faji brimës që është i thellë, sa ta nxjerrë ai Shelli naftën.”– tha aktorja.

Gjatë një ndalese në Burrel në kuadër të fushatës, Kryeministri Edi Rama iu drejtua me batutë një qytetari që fliste në telefon: “E mbarove atë telefon ti? Ke hipur në majë të pemës dhe flet në telefon? Unë thashë çfarë ka që ka hipur në pemë, ai flet në telefon. Hej, Zot. S’i kapte vala poshtë dhe hipi në pemë”

Një qytetare nga Dimali është bërë pjesë e një momenti ndryshe në këtë fushatë, në takimin që PD-ja kishte me fermerët e zones ku ajo mori fjalën dhe filloi të kritikojë Zegjinen e Partisë Socialiste duke i thënë asaj të marrë shembull nga figura të tjera siç është Jozofina Topalli.

Këtë herë Gazment Bardhi publikon një video ku shfaqet Rama teksa largon Ballukun dhe pranë tij merr një tjetër socialiste. “Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët. S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun e Fierit afër e ke, shko pyeti shokët si u ndodhi, që të përgatitesh shpirtërisht të paktën për rrugëtimin drejt Pojskës!”– shkruan Bardhi në postimin e tij.

Gjatë takimit të Ramës me pedagogë dhe studentë në Vlorë, Rama u bë pjesë e një momenti tjetër duke i tërhequr vëmendjen moderatores, ku sipas këndëvështrimit të Ramës e reja ishte e ngrirë. “Ku vete ti tani që e shpalle të hapur. Merre një karrige, janë këto formatet e Çuçit që janë të ngrira.” Moderoj e ku, ajo mbajti një fjalim dhe iku.” E shkreta, gjithë emocione.”

Më pas Rama i mori letrën duke ia zhubravitur dhe duke i drejtuar sërish mikrofonin. E reja u vu në siklet nga ky veprim duke i kërkuar pedagoges që t’a nxirrte nga situata.

Edi Rama kësaj rradhe ka përfshirë në një moment të sikletshëm kryetarin e bashkisë Elbasan, Gledian Llatja në njërin nga takimet me qytetarët. Pas ankesës së një qyetetarje Rama i drejtohet Llatjas duke i thënë: -“Pse më shkel syrin? Ca do ma thush ti mua tani. Ti duhet ta kishe bërë, që të mos vinte ajo të ma thoshte tani. Tani që ma tha ajo s’ma thu dot ti…’

Një nga 6 kandidatet e Partisë Socialiste për Belshin në qarkun e Elbasanit u prezantua disa ditë më parë nga Evis Kushi, Ervina Meta. Gjatë fjalimit, Meta u ngatërrua disa herë, ndërsa në fund dukej që nuk iu kujtua slogani dhe u kthye për të parë nga baneri. Në fjalim Meta ngatërrohet duke thënë shifrën se 200 turistë e kanë vizituar Belshin në vit, ndërsa disa fjalë nuk i shqipëron siç duhet.

Kësaj rradhe një nga socialistet është bërë pjesë e momenteve të çuditshme gjatë kësaj fushate. Gjatë një takim me qytetarët në Vlorë thekson mes tyre që nuk duhet të kërkojnë ndryshimin se Vlora ka arritur kulmin dhe tani vetëm Hëna ka mbetur për t’u sjellë në Tokë gjë që nuk e bëjnë dot.

“Nuk mund të kërkoni ndryshime në Vlorë dhe të kërkoni që Vlora të bëhet më mirë sepse hapni sytë o çuna, o goca, o vëlla, o motra. Vlora ka arritur majat, Hënën nuk mund ta japim, se nuk e marrim dot ta sjellim në Tokë.”– tha ajo gjatë fjalimit.

Basha nuk ndalet së dedikuari këngë Ramës. Ai shfaqet sërish këtë herë ndryshe nga videot në makinë në një klub nate me të rinjtë duke perfomuar si Dj, ndërsa i thotë Ramës “Ku t’metën shokët”

Nuk kanë të ndalur socialistët, ata marrin aktorin e njohur, Besnik Çinarin që shtiret si i sëmurë për të votuar, Edona Bilalin. Më pas Bilali ka vendosur ta fshijë videon.

Këtë herë Erion Isai është bërë pjesë e një momenti të sikletshëm gjatë takimit të tij me qytetarët, ku ai ka përmendur figura të njohura shqiptare, të cilat sipas tij do të zgjidhnin Partinë Socialiste po të ishin pjesë e kësaj gjenerate.

Zegjine Çaushi nuk ndalet me videomesazhet ironike ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi. Këtë herë komenton qëndrimin natën vonë dhe mënyrën se si ai po bën fushatën:-“Njerëz do takosh, Gazo? Se ska njeri që të të hap derën ty. Vetmia e madhe e Gazit, as luani nuk është aq vetem.”

Berisha përballet me një tjetër moment të sikletshëm, teksa po fliste me qytetarin mbi taksat dhe tatimfitimet, por ai nuk e kuptoi për çfarë bëhej fjalë.

Nga fjalimi i Ramës në Dibër ku ai u takua me gratë dhe vajzat e zonës u pikas momenti kur ai komenton burrat, të cilët sipas tij gjysmat janë normalë dhe gjysmat “çyrykë”.

Deklarata e Ramës për burrat gjendet në minutën 6:09-6:22.

Kandidatja e PS-së për Fierin, Zegjine Çaushi vazhdon sërish me ironitë e saj drejtuar Gazment Bardhit. Në një video tjetër të publikuar teksa ndodhet duke drekuar në një nga agroturizmet e zonës fton Bardhin t’i bashkohet. “Gazo ku je ti xhan, do vish të hamë, apo nuk ha fare që të spërdridhesh më bukur, më raftë pika. Hajde Gazo, tek motra jote, të të prezantoj me shoqet e mia.”

Tek Sofra Nertili jam Gazoo, po të presim… 🗳️Voto Partinë…

Posted by Zegjine Çaushi on E mërkurë, 16 prill 2025

Berishës i ndodh një moment i sikletshëm në një nga takimet e tij me qytetarët, njëri prej tyre i ndërpret fjalën dhe i përgjigjet telefonatës duke thënë: “Jam me Salën.”

Në një nga daljet e fundit televizive, Monika Kryemadhi refuzoi të ulej pa dezinfektuar më parë karrigen ku më para kishte qenë ulur Lulzim Basha. Veprimi i saj u komentua edhe nga të ftuarit e tjerë, të cilët zbuluan se ajo kishte dezinfektuar gjithashtu mikrofonin dhe çdo gjë tjetër që Basha kishte prekur.

Këtë herë në valën e komenteve të çuditshme apo të sikletshme është përfshirë dhe Spiropali teksa dukej që nuk e priste momentin kur Rama ju drejtua si “Mamica”.

“Ja ku e keni mamicën këtu.”- ishte komenti që tha Rama.

Gjatë momentit të komplimenteve kunddrejtë Spiropalit, ndërsa gratë e tjera socialiste buzëqeshën dhe duartrokitën, Kodheli nuk u shfaq kështu.

A ishte kjo rastësi apo vërtetë Kodheli nuk i priti mirë meritat që Rama bëri për Spiropalin?

Pas serisë së videove virale ku Basha dhe Rama i kundërpërgjigen njëri-tjetrit me replika në distancë, këtë herë Basha ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të ironizuar Ramën, me anë të një lepuri të cilin e quan “Luani i Kryeministrisë”.

Një tjetër moment i sikletshëm i ndodhi dhe drejtuesit të partisë “Mundësia”, Agron Shehajt kur ai ishte duke shpërndarë fletushka dhe një kalimtarë nuk e njohu atë por e ngatërroi me Berishën.

Videoja e kandidates së re të PS-së në Fier, Zegjine Çaushi teksa ironizonte Gazment Bardhin me shoqet e saj, u bë mjaft virale.

Këto momente kapën edhe Burbuqe Islamin kandidaten e PSD-së, deklarata e së cilës u bë virale në rrjetet sociale.

“Lotët e qytetarëve në krahët e Tom Doshit më bënë që ti bashkohem PSD-së.”– u shpreh ajo.

Deklarata e Burbuqe Islamit është në minutën 3:09-4:12.

Por ky nuk është i vetmi rast. Kryeministri Rama edhe pse shpesh herë është ai që ironizon në fjalimet apo takimet e tij, mesa duket këtë herë komenti i papritur i qytetarit në takimin me shqiptarët në Athinë, e gjeti atë të papërgatitur. Ishte një kompliment lidhur me këpucët e tij, i cili u bë më pas edhe viral në rrjet.

Po në të njëjtin takim, një moment tjetër që mund të spikatet si i çuditshëm ishte ku Rama “tentoi” të bënte rolin e shkesit mes dy të rinjëve. Ai iu drejtua të riut, të ftonte vajzën që kishte pranë në takim.

Artikull i Mëparshëm

Ekonomia Balonë

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10