Zv.kryeministrja Belinda Balluku ishte sot publikisht afër me kryeministrin Edi Rama që pas paraqitjes së saj në SPAK me datë 31 tetor. Ata ishin të panishëm në prezantimin e projektit të ri kombëtar “OSHEE Charge”, shërbim që lidhet me karikimin e mjeteve elektrike. Takim bëri bashkë Ballukun e Ramën, që në ceremoni të tjera kanë mbajtur distancë.  Rama ka mbajtur qëndrim ndaj Ballukut gjatë një interviste për “DW” duke ia lënë në dorë të drejtësisë, ndërsa në media kanë rrjedhur pjesë të dosjes ku në përgjime Balluku dyshohet se përmes mesazhesh me ish-kreun e ARRSH-së, Ervis Berberi, e quan kreun e qeverisë “palloshi i gjatë”.

Gjatë fjalës së saj ministrja ka prezantuar projektin duke renditur edhe përfitimet, ndërsa përballë Ballukut (nën hetim për “Shkelje në tendera”) qëndronte kreu i qeverisë Rama. Ajo në përfundim nuk ia ka lënë direkt fjalën Ramës, por është kaluar në një insert filmik për të prezantuar nismën për energji të pastër. Më pas Rama është ngjitur në podium, duke përshëndetur ideatorët e projektit dhe punën e Ballukut, por duke mos ia përmendur emrin. Aktiviteti është mbyllur me rritje pagash, por mediave u ka rënë në sy se si Rama e Balluku janë larguar për të shkuar bashkë në godinën e kryeministrisë teksa bisedonin të dy.

Reagimi i opozitës

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së e ka quajtuar shfaqen e kryeministrit Edi Rama krah zëvendëses së tij, Balluku një pengmarrje dhe se sipas tij Rama është nën urdhrat e Ballukut. Në një postim në rrjete sociale Bardhi shkruan: “Aritmetika politike e korrupsionit! Prej sot, de fakto zv. kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK. Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur nuk lë më vend për dyshim se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj”. Bardhi e sheh Ramën si të pafuqishëm që ta largojë Ballukun nga qeveria pasi thotë se janë të dy të përfshirë në aferën e Llogarasë dhe në pakte mafioze. “Kjo është aritmetika politike e korrupsionit. Aty ku numri 2 i qeverisë është i pandehur dhe ende në detyrë, numri 1 i qeverisë është i kapur.”-vëren Bardhi.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13