Biznesmeni Artur Shehu ka folur për herë të parë pas akuzave dhe lakimit të emrit të tij në dosjen e SPAK-ut për pronat në Zvërnec. Para disa ditësh, sipas gazetares Klodiana Lala, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle te ish-avokati Pëllumb Petriti i dyshohet se ka ndikuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë për të favorizuar Artur Shehun. Në një lidhje direkte nga SHBA-të për “Opinion”, Shehu tha se 460 hektarët e tokës në Nartë janë pronë e vjetër dhe e padiskutueshme e fisit të tij, ndërsa ai i ka me certifikatë rreth 253 ha. I pyetur për nisjen e hetimeve mbi tokën, Shehu tha institucionet janë në të drejtën e tyre të bëjnë verifikime. Ai mohoi edhe takimet që aludohen në media në Aruba për pazare mbi pronat dhe projektin.

Mbi dyshimet e SPAK-ut për tjetërsim të paligjshëm të këtij trualli dhe bllokimin e llogarive të tij, Shehu ka mohuar kontaktet diekte me investitorët e projektit në Zvërnec. Më tej Shehu pranon se bisedimet po kryen me ndërmjetës, duke garantuar e zotëron dokumentet e ligjshme të pronës.

Gjatë lidhjes direkt në emision Shehu iu drejtua të ftuarve: “Më pëlqen paneli që keni sot aty sidomos Agron Shehaj dhe Adritaik Lapaj që janë vlonjatë. Ju kam shumë xhan” – tha Shehu.

Komenti i tij ngjalli reagimin e kreut të partisë Mundësia Agron Shehajt i cili tha:”Duhet të komentoj për çfarë ndodhi këtu. Mu duk si mesazh i koduar. Nuk jam i bindur, por të shohim, mua kështu mu duk. Dua t’ju jap garanci, sidoqoftë, zero ndikim për sjelljen time në politikë. Unë mbroj interesin e qytetarëve” – deklaroi Shehaj.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Ju jeni pronar në zonën e Nartës, sa është prona juaj? Sa hektarë?

Artur Shehu: Jam një nga pronarët. Është 460 hektarë, madje kemi pa marrë akoma.

Blendi Fevziu: Cila është forma që keni fituar pronën, e keni blerë, është pronë dhënë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, është me 7501?

Artur Shehu: Prona është blerë kohë më parë, pastaj me kthimin e komisionit, me të gjitha format e shtetit, sepse unë kam kohë që kam iku.

Blendi Fevziu: Ju jeni pronar i vjetër në atë zonë apo e keni blerë nga pronarët?

Artur Shehu: Jam pronar i vjetër, madje jam lidhur me një avokat që të prezantoj çdo lloj letre që kam.

Blendi Fevziu: Pra ju jeni pronar i vjetër, por keni shtuar pronën duke ua blerë pronarëve të tjerë?

Artur Shehu: Prona është e fisit Shehu dhe unë jam një nga pronarët, por pjesa më e madhe ka kaluar nga unë, sepse unë jam marrë me ta. Por, prona është e gjithë farefisit. Nuk janë marrë të gjitha pronat.

Blendi Fevziu: Po, sa keni të marra me certifikatë pronësie?

Artur Shehu: 252-253 hektarë. Unë kam pronën time dhe nuk më duhen të tjerat, por dua të shpjegoj një gjë, prona është e padiskutuar. Nuk zihet fare prona në gojë.

Blendi Fevziu: Ju pretendoni për një pronë që u është marrë prej shtetëzimit dhe shpronësimit.

Artur Shehu: Po! Është pronë e vjetër fare!

Blendi Fevziu: Pse SPAK ka bllokuar llogaritë tuaja dhe pretendon që kjo pronë është tjetërsuar në mënyrë ligjore?

Artur Shehu: SPAK ka punën e vetë dhe le ta verifikojë. Nuk kam asnjë gjë me SPAK.

Blendi Fevziu: Keni rënë ju në kontakt me investitorët, apo ka ndërmjetës midis jush dhe investitorëve?

Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare, ka ndërmjetës. Nuk i njoh fare!

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14