Nga Endri Tafani

UK arreston princin Andrew me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje dosjen Epstein dhe familja mbretërore është dakord dhe thotë që do bashkëpunojë me prokurorinë, ndërkohë Rama mbron me thonj Ballukun që ka akuzë më të rëndë zyrtarisht të paktën. Mbrojtje me thonj ndërkohë që BE e ka bërë të qartë që rasti Balluku është test për Shqipërinë.

Mesa duket Balluku do na mbajë jashtë Europës ashtu siç na mbajti Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier në 2007. Dhe në të dyja rastet protagonist është Rama. Në fund të fundit atij nuk i intereson futja në BE por pushteti personal. Për Ramen futja në BE është thjesht një marketing politik për truthare që e votojnë akoma. Një Slogan Pasaporta BE ashtu si Slogani Rilindje, Apo Tepsia dhe Timoni, apo Vetëm Para jo kokën mbrapa (në fakt e kthejnë kokën mbrapa kur ndodhen në qelitë e burgut se ku i dihet).

Për Ramen BE është thjesht marketing politik që nuk ka problem ta hedhë poshtë kur i prish punë me pushtetin personal. Për të Shqipëria në këto kushte është parajsa. Një mbretëri me mbret te pashpallur. Nëse një shqiptar i thjeshtë ka hallin e ekonomisë dhe afatit tremujor, Rama ka dekada që i ka zgjidhur personalisht ato çështje. Ai ka sajuar parajsën e vet personale mbi tokë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo parajsë qoftë dhe sikur nga kjo të ndodhë që të zhduket kombi duke u zëvendësuar me popuj të tjerë. Kjo parajsë për të është më e rëndësishme se fati i Kombit dhe njerëz si Balluku apo Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier janë mekanizmat e çelësave të Parajsës personale të Rames. Po të heqë dorë nga ata çelësa duhet të heqë dorë nga parajsa, prandaj nuk heq dorë duke sakrifikuar aspiratat e një kombi të tërë. Sepse në fund të fundit për të, Slogani BE është thjesht një slogan marketingu për ata truthare që e besojnë akoma.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14