Nga Gjergj Jozef Kola

Të dy këta personazhe të jetës shqiptare i dhanë, në demokraci, botës dy realitete të ndryshme, megjithëse u nisën njësoj: Frederiku si emigrant në Itali, ndërsa Edvini si emigrant në Francë. Pjesa tjetër i përket historisë dhe veprave që ata lanë në Europë dhe pikërisht këtu fillon ndarja. Të dy u formuen në Shqipninë ma të vështirë të ekzistencës së saj, në vitet ’80, në një vend që vuante urinë dhe etjen nga vetizolimi fizik e shpirtëror. Ishte një kohë kur individi nuk kishte mundësi me i shpëtu një formimi të deformuem, ku edhe humori merrte trajta banale, si një lloj mbijetese kolektive përballë mungesës së lirisë. Kjo trashëgimi, dashje pa dashje, ka lanë gjurmë të thella në secilin prej nesh. Edhe në dialogun e tyne në podcast, kjo trashëgimi del në pah. Biseda nuk arrin me u çlirue prej atyne kornizave të vjetra: ajo endet ndërmjet një ironie të rëndomtë dhe një vetëbesimi të tepruem, që nuk mbështetet gjithmonë në substancë. Kështu, në vend të një takimi të vërtetë mendjesh, kemi një përplasje rolesh.

Në këtë kuptim, Frederiku dhe Edvini paraqiten si dy pole të kundërta – një gegenpol. Njani mbetet i lidhun me natyrën e tij artistike, me emocionin e drejtpërdrejtë dhe me dhuntinë e lindun, ndërsa tjetri ndërton një identitet që shpesh mbështetet mbi paraqitjen, mbi retorikën dhe mbi pushtetin. Kjo përplasje nuk krijon dialog, por tension.

Për ne që jetojmë dhe veprojmë në Perëndim, që njohim nga afër strukturat e kulturës dhe të shtetit, kjo paraqitje si “arritje kulturore” e një subkulture të ndërtueme nga pushteti përban një fyerje të inteligjencës. Sepse në këto sisteme që kemi përjetu, arti nuk përdoret si dekor, por si themel i identitetit shoqnor. Artisti nuk asht vegël e pushtetit, por ndërgjegje kritike e tij.

Dialogut në fjalë nuk i ka shpëtu një ndjesi e qartë “sikleti”. Fodullëku i politikanit përplaset vazhdimisht me natyrën e ndjeshme të artistit, dhe kjo përplasje e pengon çdo mundësi për një përjetim të sinqertë estetik. Në vend të një harmonie, krijohet një zhurmë e brendshme që e prish çdo shije të mirë.

Ky “siklet” nuk asht rastësi. Ai buron nga një deformim ma i thellë: nga një sistem që ka ndërtu një aparat pseudoartistik, ku vlera nuk përcaktohet nga krijimi, por nga afërsia me pushtetin. Në këtë sistem, mediokriteti ngrihet në normë, ndërsa talenti i vërtetë shpesh përjashtohet ose heshtet.

Mjafton me pa përzgjedhjet institucionale në kulturë gjatë viteve të fundit, ku drejtimi u asht besu individëve pa një profil të dalluem artistik, ndërkohë që qendra të mirëfillta kulturore, si Shkodra, mbesin jashtë vëmendjes. Kjo nuk asht thjesht padrejtësi rajonale, por simptomë e një modeli që nuk e njeh meritën si kriter.

E megjithatë, përtej këtij realiteti, ekziston një tjetër histori – ajo e shumë shqiptarëve që u formuen në të njëjtat vite të vështira, por që ia dolën me u çlirue prej atyne kornizave. Shumë prej nesh u integruem në Perëndim, u vlerësuem dhe realizuem andrrat tona artistike, pikërisht ato andrra që në atdhe na u mohuen.

Prandaj, ky dialog nuk duhet lexu vetëm si një episod mediatik, por si një pasqyrë e një përplasjeje ma të madhe: mes një kulture të lirë dhe një kulture të kontrollueme, mes artit si e vërtetë dhe artit si instrument.

Në fund, ajo që mbetet nuk asht ndonjë ndriçim i ri, por një ndjesi e qartë boshllëku. Sepse kur arti humb sinqeritetin dhe politika e zëvendëson me paraqitje, atëherë dialogu pushon së qeni takim – dhe kthehet në një skenë ku secili luan rolin e vet, pa e prekë kurrë të vërtetën.

Si konkluzion, zgjidhja qe ka ba RITA NDOCI E JULI DOCI me riformimin ne perendim asht ma idealja e mujtun e nji artisti gjenuin, sepse gjermanet thone: STILLE WASSER SIND TIEF!

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11