Nga Lutfi Dervishi

1. Pershtajta me natyrën

Kur romakët ndërtuan rrugën Egnatia, aty ku ishte e mundur, ndoqën rrjedhën e lumit dhe nuk tentuan ta përshtatnin Shkumbinin me projektin e tyre. Sot po bëjmë të kundërtën.

2. Porti historik i vendit

Grekët dhe romakët nuk e zgjodhën rastësisht Durrësin. Epidamni-Dyrrahu ishte port i rëndësishëm që nga shekulli VII p.e.s. dhe më vonë u bë pikënisja e rrugës Egnatia. Durrësi lindi e u rrit si qytet prá prej portit. Sot, ne po e çmontojmë atë.

3. Të moçmit ndërtonin në kodra.

Mjafton të shohësh shpërndarjen historike të vendbanimeve: kodra, shpate, tarraca natyrore e vende të mbrojtura. Poshtë liheshin tokat pjellore dhe zonat që përmbyteshin. Në kodër ishe i mbrojtur, me ajrim të mirë e kullim natyror. Sot ku gjejmë shesh, bëjmë përshesh.

4. Lumit nuk i merrej prona.

Fushat aluvionale janë krijuar pikërisht sepse lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë depozituar sedimente gjatë shekujve. Kur i grabit pronën lumit, një ditë ai do ta marrë, pa të njoftuar dhe pa të paraqitur certifikatën e pronësisë.

5. Urat shekullore

Ura e Mesit mbi lumin Kir është shembull i shkëlqyer: 108 metra e gjatë, me 13 harqe. Harqet nuk ishin dekor; ato lejonin kalimin e lirë të ujit kur rriteshin prurjet. (Urat u ndërtuan pa tender!)

6. Qytetet e dinin çfarë ishte hija. Orientimi i ndërtesave, oborret, pemët, muret e trasha dhe materialet natyrore ishin përgjigja ndaj klimës përpara se të shpikeshin kondicionerët. Edhe kur planifikohej kryeqyteti në shekullin e kaluar, arkitektët kishin parasysh korridoret e ajrit dhe lëvizjen e Diellit. Sot kemi lagje që nuk shohin kurrë dritë, ku betoni po i merr frymën qytetit.

7. Toka si pasuri

Nga veriu në jug, toka bujqësore trajtohej si pasuri e rrallë, jo si territor ndërtimi. Pa ekskavatorë e pa betonarme, njerëzit vëzhgonin me kujdes ku kalonte lumi, ku rrëshqiste mali, nga frynte era dhe ku ishte toka më pjellore. Sot kemi teknologji shumë më të zhvilluar se romakët, bizantinët e osmanët, por po shkatërrojmë të vetmen vatër që kemi për të jetuar.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11