Nga Rezarta Caushaj

Kjo është një bisedë mes dy personave, pjesë e grupi të organizuar kriminal të ngushtë të Artur Shehut, të cilët bëjnë manovra për përvetësimin e një toke shumë të vlefshme gati 7000m² në qendër të Tiranës, e ashtuquajtur “toka e Juveniljas” (në restorantin me të njëjtin emër, në krah të Parkut të Liqenit). Skema e ndjekur për përvetësimin është kjo:- grupe griminale shënjestrojnë toka me pozicion strategjik, por me probleme pronësie;- pronarët e tokave nuk kanë takat e të ardhura të zgjidhin këto konflikte – u ofrohen qindarka në krahasim me vlerën e vërtetë të tokës, sidomos nëse janë për bukën e gojës (më të zgjuarit negociojnë edhe ndonjë % nga zhvillimi, por jo gjithmonë siç del nga biseda);- në këmbim, grupi kriminal zgjidh në kohë rekord “problemet” e pronësisë;- toka u kalon pjesëtarëve të organizatës kriminale me dhurim, jo me akt shitje, se ndryshe u duhet të paguajnë vlerë të lartë;- pas kësaj, ata vijojnë ta kalojnë pronën nga njëra dorë në tjetrën mes njerëzve të tyre, për të humbur gjurmët e pronësisë (dhe paligjshmërisë) – të Artur Shehut në këtë rast;- derisa vjen momenti për ta zhvilluar, duke hedhur aty para të tjera të fituara nga skema kriminale, të cilat duke u perzjerë me para të ligjshme, pastrohen.

Siç del nga komunikimi në foto, vlera faktike e planifikuar për 7000m² në qendër të Tiranës është 100 mijë Euro, ndërsa fitimi i pritshëm nga ndërtimi i kullave aty është 3 milionë Euro.

Ku është shteti, do të pyesni ju?!

E pra, shteti i lë qëllimshmërisht konfliktet e këtyre pronave pa zgjidhur, në mënyrë që qytetarët të mbërrijnë në atë gjendje dëshpërimi, sa t’ua falin predatorëve si Shehu.

Gjithashtu, shteti informon grupet kriminale mbi planet e zhvillimit dhe bën sehir kur këta bashkëpunojnë me oligarkët për të pastruar paratë e pista në projektet “strategjike” , siç del sërish nga dosja hetimore. Një tjetër postim do t’i dedikohet skemës së fundit.

Artikull i Mëparshëm

Historia nuk jep “waiver”

Artikulli Tjetër

Pse ika larg Shqipërisë

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10