Christine Lagarde ka njoftuar dorëheqjen më 7 shkurt 2027 nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane, 8 muaj para përfundimit të mandatit. Në një deklaratë publike ajo është shprehur se e mori vendimin pasi kështu mund të shprehej më lirshëm për “çështje që shkojnë përtej politikës monetare”. “CNN” thotë se ajo duhet ta linte detyrën në tetor të vitit 2027. Ajo është shprehur se: “Nuk ka kurrë një moment të përshtatshëm për t’u larguar, por kjo është e parashikuar në mënyrën se si funksionon BQE-ja: presidentët dhe anëtarët e bordit duhet të largohen, sepse nu tetor të vitit mund të rizgjidhen për një mandat tjetër.” Në pozitat që ishte ajo nuk mund të angazhohej apo pozicionohej në çështje përtej atyre monetare. Në një video thotë:

«Sapo kam informuar kolegët e mi përgjegjës për vendimmarrjen mbi politikën monetare dhe stafin e Bankës Qendrore Evropiane se do të largohem nga detyra më 7 shkurt 2027, pas një mbledhjeje të Këshillit Drejtues për politikën monetare. Ka qenë një krenari e madhe dhe një privilegj i jashtëzakonshëm t’i shërbeja këtij institucioni. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar, më kanë mbështetur dhe kanë çuar përpara misionin tonë në Evropë. Të jesh një pikë e qëndrueshme referimi, të jesh i fortë, të garantosh stabilitetin e çmimeve dhe stabilitetin financiar. Besoj se po largohem nga ky institucion me bindjen se kam bërë një punë të mirë dhe se BQE-ja është e përgatitur për të përballuar të ardhmen.” Për shfaqen e saj me disa leukoplaste në fytyrë sqaron: «Për të shmangur thashethemet në rrjetet sociale, leukoplastet janë pasojë e një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale dermatologjike që kam kryer këtë javë”, në fund përcolli mesazhin për të ndjekur udhëzimet e mjekëve dhe kontrollet e rregullta të lëkurës.

Po kush është Christine Lagarde

E cilësuar nga “BBC” si “rock star” i financave ndërkombëtare, Lagarde ka një formim akademik si juriste, por që i ka dhënë një kthesë të fprtë karrierës duke e drejtuar të biznesi gjë që solli thyerje barrierash për për shumë gra që deri atëherë rrinin në hije. “Trainy” e përshkruan si nxënëse të shkëlqyer të rritur në një familje modeste në Le Havre, ku më pas fitoi një bursë për të studiuar për një vit në Shtetet e Bashkuara, ku kreu edhe një praktikë të rëndësishme si asistente parlamentare në Capitol Hill. Ajo pas kthimit në Francë, vijoi studimet në drejtësi dhe në vitin 1977 u diplomua në Institutin e Studimeve Politike të Aix-en-Provence.

“Më pas vendosi të aplikonte në Shkollën Kombëtare të Administratës (ENA). Pasi dështoi në dy provime radhazi pranimi, Christine Lagarde përfundoi një master në të drejtën sociale dhe të punës në Universitetin Paris X Nanterre. Rezultatet e saj të shkëlqyera akademike i hapën dyert e studios prestigjioze ligjore Baker & McKenzie, ku ajo nisi karrierën në vitin 1981. Ajo u ngjit shpejt në hierarkinë e institucionit, duke u bërë në vitin 1999 gruaja e parë në krye të studios në Francë dhe, në vitin 2004, gruaja e parë që drejtoi komitetin ekzekutiv global të saj”, shkruan “Trainy”.

Legarde njihet për lidhjet e saj me politikën. Në vitin 2005 u emërua ministre e Tregtisë së Jashtme në qeverinë e Dominique de Villepin. Një pragmatiste dhe dialoguese mes palësh, Lagarde drejtoi Ministrinë e Bujqësisë në vitin 2007 dhe atë të Financave.

Emërimi i saj në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar erdhi në vitin 2011. Kjo periudhë në krye të FMN-së i mundësoi të zhvillonte një vizion global mbi çështjet ekonomike dhe të thellonte ekspertizën në politikat monetare dhe financiare. Pas drejtimit të FMN-së ajo mori kreun e bankës Qendrore Evropiane në vitin 2019, si e para grua që e drejtonte këtë institucon në historinë e vet. Asaj iu desh në menaxhonte bankën në periudhën e vështirë të pandemisë së Covid 19. “Ajo u angazhua gjithashtu për promovimin e një qasjeje më të gjelbër në politikën monetare, duke njohur rëndësinë e tranzicionit ekologjik për stabilitetin ekonomik afatgjatë”, vlerëson “Trainy”.

Skandalet që prekën Lagarde

Ajo u shpall fajtore pasi nuk kundërshtoi një vendim që arbitrazhi i dha biznesmenit Bernard Tapie për një shumë në vlerën e 403 milionë eurove nga fondet publike, sipas “Euronews” gjykata nuk i caktoi atij dëmin. Një tjetër ngjarje ku ajo është përfshirë lidhet me kohën e pandemisë kur ishte presidente e BQE-së. Lagarde mësohet të ketë thënë se: “Institucioni nuk ishte aty për të ngushtuar diferencat mes kostove të huamarrjes së vendeve të Eurozonës”. “The Guardian” shkruan se komenti shkaktoi reagime të forta dhe rritje të kostove të huamarrjes së Italisë.

Rasti i tretë i referohet periudhës kur ajo drejtonte FMN-në. “Controversia” shkruan se institucioni asokohe miratoi një hua për Argjentinën, në vlerën fillestare prej 50 miliardë dollarësh, që më pas u rrit në 57 miliardë dollarë. Ajo u bë objekt kritikash pasi program dështoi në arritjen e objektivave kryesore ekonomike, por kjo nuk u konsiderua si provë bindëse për të akuzuar Legarde për shkelje të ligjit.

LËR NJË KOMENT

Stephen Miller është është truri i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump për dëbimet masive të emigrantëve nga SHBA-të. Ai është emëruar si Shef i Kabinetit të Trumpit duke zëvendësuar...
/ Nov 7
Nga Mentor Kikia Së pari, duhet të mbani përgjegjësi për atë që keni bërë! Qeveria ka bërë një ndryshim në rregullat për lejet e ndërtimit të “resorteve turistike” në bregdet,...
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
Rezistencë nga gazi lotsjellës e uji me presion, “Rruga e Durrësit” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë janë kthyer në skena përplasjesh mes policisë e protestuesve të cilët përgjigjen...
/ Nov 7