Keir Starmer, kryeministri britanik ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë, por edhe si kryetar i Partisë Laburiste. Nën presion nga humbja e mbështetjes brenda partisë, rezultatet e sondazheve në rënie dhe rezultati i dobët në zgjedhjet lokale, Starmer vendosi të largohet nga funksionet e tij. Në daljen publike sot para zyrës së tij në Downing Street në Londër, sipas “DW”, Starmer deklaroi dorëheqjn duke argumentuar se: “Këtë do donte edhe partia e tij”. Duke cituar Starmerin, “BBC” thotë se ai falenderoi dhe bashkëshorten duke premtuar se tani do ishte baba më i mirë për fëmijët e tyre. Ai do qëndrojë ne drejtimin e qeverisë deri në shtator. Personi më i lakuar për të pasuar Starmerin është laburisti Andy Burnham.

Sipas “The Guardian” stafi i tij kishte nisur më herët të bëhej gati për këtë hap të Starmerit duke pregatitur edhe fjalimin e tij. Të njëjta burime sqarojnë se kancelari i Dukës së Lancasterit, Darren Jones, është takuar me ish-Sekretaren e Transportit të Mbretërisë së Bashkuar, Louise Haigh, një anëtare kyçe e ekipit të Burnham.

Starmer pritet të flasë me Burnhamin pas fitores së tij në zgjedhjet e pjesshme të Dhomës së Komunave. Burnham i Partisë Laburiste dhe ish-Kryetar Bashkie i Mançesterit të Madh, fitoi zgjedhjet e pjesshme në Dhomën e Komunave më 18 qershor, duke nxitur largimin e Starmerit i cili nuk gëzon më votat e të majtëve brenda laburistëve. Gazeta “The Times” shkruan se: “Burnham gëzon përkrahjen e të paktën 200 deputetëve në Dhomën e Komunave, pas vetëm një deputet në detyrë mund të shërbejë si udhëheqës i Partisë Laburiste, deri në shtator me ndryshimet politike në Britaninë e Madhe”. “BBC” konfirmon se Burnham u betua si deputet për zonën e Makerfield vetëm pak orë pasi Keir Starmer njoftoi dorëheqjen. Afati për nominimet për pasardhësin e Starmerit nis më 9 korrik.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13