
Me ardhjen në pushtet Trumpi mori shumë vendime në politikë. Një ndër vendimet e Trump-it ishte kufizimi i agjencive të lajmeve, duke nisur nga përjashtimi i gazetarëve të “Associated Press”. Ndërsa vendimi i rradhës ishte mbyllja e medias “Zëri Amerikës”, një media e cila transmeton lajme për Shtetet e Bashkuara në mbarë botën. Trump-i që gjatë mandatit të tij të parë pati përplasje me “Zëri Amerikës”. Ai zgjodhi ish-prezantuesen e lajmeve, Kari Lake si drejtoreshë e këtij institucioni pas marrjes së mandatit të rij të dytë. Pas pozicioni të ri, Lake akuzonte vazhdimisht mediat kryesore për paragjykime kundër Trump-it. Pas urdhërimit Lake u shprehr se ndonëse i kupton thirrjet për të shpërbërë plotësisht “Zëri Amerikës” ajo beson se mund të përmirësohet.

Në urdhërin që firmosi Trumpi të premten shkruhej se, “Kjo urdhëresë vazhdon reduktimin e elementeve të burokracisë federale që Presidenti ka përcaktuar si të panevojshme.” Urdhëresa kërkon që këto agjenci të eliminojnë të gjitha operacionet që nuk janë të sanksionuara me ligj dhe të reduktojnë përmbushjen e funksioneve të tyre ligjore dhe personelit të lidhur në minimumin e nevojshëm të kërkuar nga ligji. Deri më tani, përpjekja e “DOGE” ka prodhuar shkurtime të mundshme prej më shumë se 100,000 vendeve të punës në fuqinë punëtore, ngrirjen e ndihmës së huaj dhe anulimin e mijëra programeve dhe kontratave.
Disa republikanë kanë akuzuar “Zëri i Amerikës” dhe mediat e tjera të financuara publikisht përanshmëri kundër konservatorëve. Ndërsa vetë Elon Musk bëri thirrje që muajin e kaluar për mbylljen e “Zërit të Amerikës” dhe “Radio Free Europe/Radio Liberty”. Republikanët akuzuan gjithashtu “Zëri Amerikës” për përmbajtje e tyre kundër konservatorëve.
Lidhur me mbylljen e “Zërit të Amerikës” ka reaguar dhe Elez Biberaj, drejtuesi i “Zërit të Amerikës” për Shqipërinë, ku shprehej se për më shumë se tetë dekada, “Zëri Amerikës” ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës.

“Për më shumë se tetë dekada, Zëri Amerikës ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke paraqitur besnikërisht politikat e SHBA-së, duke avancuar interesat kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh për miliona njerëz në rajone të privuara nga informacioni. Vendimi për të shpërbërë një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëme të thella në imazhin e SHBA-së, interesat e saj globale dhe promovimin e vlerave demokratike, një dëm që asnjë kundërshtar nuk do të mund ta arrinte. Sot shënon një kapitull thellësisht të trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën.”– ka reaguar Biberaj në profilin e tij.


