
Nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” kanë realizuar “Dollapin inteligjent”. Pas kërkesës për të mos mbajtur celularë në shkollë, të rinjtë donin ta kishin të sigurtë dorëzimin dhe kjo i çoi në një shpikje të re teknologjike. Në studion e podkastit të Gogo.al, Luisa, Enio dhe Livieni shpjegojnë me pasion si funksionin ky dollap i veçantë.


